MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 6

Derbi mbyllet me episod, Tirana “zhyt” Partizanin

25.10.2021 - 21:48

Derbi i parë mes Tiranës dhe Partizanit përfundon me fitoren 1-0 të bardhebluve, që mbajnë të vetëm kreun e renditjes, duke zhytur në fund Partizanin, që në 6 javë ka marrë vetëm katër pikë.

Ndeshja ka nisur me trazira, tifozët kanë ndezur tymuese e flakadanë, duke krijuar një situatë aspak normale në stadium. Kjo ka bërë që ndeshja të ndalet vetëm për dy minuta, për të rinisur sërish, ku nuk kanë munguar rastet në të dyja portat.

Në minutat e para ishte Partizani më mirë, por më pas Tirana pati një shans të artë. Ndeshja ishte e luftuar kryesisht në mesfushë. Kishte ritëm dhe duele të shpeshta. Në fundin e pjesës së parë, Tirana merr penallti dhe shënon.

Në pjesën e dytë Partizani luajti më mirë dhe krijoi disa raste shënimi, por nuk ishte e thënë të shënonte. Në krahun tjetër, Tirana nuk shënoi dot golin e dytë dhe të “vrasjes” së rivalit. Mbyllet 1-0.

Nuk munguan edhe sendet në fushën e lojës, kryesisht shishe plastike, por që nuk u bënë problem për mbarëvajtjen e ndeshjes, të paktën në 45 minutat e para. Kujtojmë që kjo ndeshje po monitorohet nga UEFA për shkak se “Air Albania” pret finalen e Conference League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rezultatet e 25 ndeshjeve të fundit

Derbi përmes shifrave, dominon Partizani