30.10.2021 - 17:38
Këtë të shtunë Prokuroria e Elbasanit ka zhvilluar homazhe për prokuroren Erida Kokonozi e cila ndërroi jetë një ditë më parë.
Kolegët kanë vendosur lule, qirinj dhe një foto të prokurores në zyrë, në nderim të kujtimit të saj.
Mësohet se Prokurorja Erida Kokonozi ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin.
Lajmin e bëri të ditur Këshilli i Lartë i Prokurorisë një ditë më parë ku përmes një mesazhi, i shprehu ngushëllime familjes dhe të afërmëve të të ndjerës.