MENU
klinika

Realitet brenda realitetit!

Humor i zi për të parë ”ngjyra”… vjen BALKAN BORDELLO!

02.11.2021 - 15:22

        Në Teatrin Kombëtar Eksperimental ”Kujtim Spahivogli” vjen një dramë e vërtetë, e sotme. Për të dalë përballë vetes, pra realitetit, arti është rruga më e pastër… 

Në këtë linjë, autori nga Kosova, Jeton Neziraj sjell në Tiranë “Balkan Bordello” – një dramë për shoqëritë e traumatizuara, ku ersonazhet i nënshtrohen fatit.

Me autorin e njohur Jeton Neziraj dhe regjinë nga Blerta Neziraj, teatri i famshëm nga Nju Jorku, ”La MaMa”, sjell në kryeqytetin shqiptar “Balkan Bordello” dhe me artistë nga vende të ndryshme të botës.

E bazuar në trilogjinë “Orestia” të Eskilit, “Balkan Bordello”, përmes humorit të zi prek indin e temparamentit ballkanas, gjurmon brishtësinë e shpirtit njerëzor, duke evindentuar budallallëkun dhe naivitetin e një epoke që po ndërtohet mbi dhunën, padurimin dhe urrejtjen. Si pasojë e kësaj, personazhet e dramës i nënshtrohen fatit dhe thuajse në mënyrë të pavetëdijshme bien në grackë: një jetë pa lumturi dhe e shkatërruar.

“Balkan Bordello” shprehet autori Jeton Neziraj është dramë për shoqëritë e traumatizuara, që hanë vetveten. Sipas tij, një rrëfim epik për një epokë të çmendur që po e jetojmë.

“Demokracia nuk mund të merret si e mirëqenë. Beteja për të, duhet të jetë e vazhdueshme. Çdo luhatje nga ky synim u lëshon vend fantazmave të luftës, abuzive të forcës dhe autokratëve, që fatin e shoqërive që sundojnë e shohin si të ishte lojë e ruletit rus. Shembujt i kishim dje – i kemi edhe sot! Ballkani i gjakut i viteve të ’90-të dhe Ballkani i etjes për hakmarrje tani””, – shprehet Neziarj.

Por ai thotë se në të vërtetë, pak gjëra kanë ndryshuar që nga vepra e Eskilit, e shkruar në Greqinë antike e deri më sot.

“Asgjë nuk mund t’ju japë një shpjegim të arsyeshëm tragjedive njerëzore të shkaktuara nga njerëzit dhe në këtë kuptim “Balkan Bordello” e adreson këtë pakuptimësi përmes një humori specifik, që ne e njohim mirë”, – shpjegon Jeton Neziraj.

Mbrëmjen e 6 nëntorit, provoni të kundroni si në pasqyrë, përditshmërinë ballkanase… edhe të Tiranës./Konica.al