MENU
klinika

''Anadolu Agency''

Të përtypësh skulptura, a të mbrosh mjedisin?

07.11.2021 - 11:38

           Mikroskulptori Necati Korkmaz, prezanton 15 skulpturat me përmasa 3 deri në 15 centimetra./Konica.al

Për gjashtë muaj, mikroskulptori turk, Necati Korkmaz, ka realizuar 15 skulptura të vogla me çamçakëz, për të tërhequr vëmendjen mbi problemin e ndotjes së mjedisit. Korkmaz ekspozoi punimet përgatitur me mikrogjilpëra, në një qendër arti, sipas tij, në rrethin Kuşadası të provincës Aydın. Ai tha për Anadolu Agency (AA) se, së fundmi ka filluar të bëjë skulptura me çamçakëz.

Korkmaz vë në dukje se çamçakëzët që blen, për rreth gjashtë muaj i kthen në skulpturë pasi i përtyp, duke shtuar se çamçakëzi i hedhur në natyrë është i vështirë për t’u dekompozuar dhe për këtë arsye, synon të tërheqë vëmendjen ndaj problemeve të ndotjes së mjedisit.

“Të gjitha janë bërë me çamçakëzë. Kam përdorur çamçakëzë shumëngjyrësh. Kjo është hera e parë që bëhet një gjë e tillë në botë. Ekspozita ishte interesante. Vizitorët, në fillim nuk besuan se ato ishin bërë me çamçakëz. Me këto punime kemi dashur të përcjellim një mesazh ekologjik. Bëmë skulptura si skelet peshku me mbeturina mbi të, figurën e Sherlock Holmes-it dhe vepra të tjera”, – u shpreh Korkmaz.

Aydın’ın Kuşadası ilçesinde, Tarihi Kalekapısı’ndaki tarihi bina, mikroskop veya büyüteç yardımıyla görülebilen “dünyanın en küçük sanat eserleri”nin sergilendiği merkeze dönüştürüldü. ( İbrahim Uzun – Anadolu Ajansı )

Korkmaz shtoi se punimet që ka bërë me çamçakëz, mund të shihen me sy të lirë në krahasim me veprat e tjera të tij. Në qendrën e artit ekspozohen më shumë se 40 punime të tij, të cilat mund të shihen vetëm me xham zmadhues ose mikroskop.

Vizitorët kanë mundësinë të shohin një “statujë doktori” prej dy milimetrash prej qeramike, fjalën “Bismilah” të shkruar në një fije floku, 99 emrat e Allahut të shkruar në një rruzare të bërë nga farat e fikut, figura shahu dhe shkrime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'shkruhej në letrën e Hamit Beqes për Ramiz Alinë

“Velo, Bakalli, Gjergo, Oseku dhe Shima, ndikime të huaja…”

Varvarica: Shteti ta ruajë artin e tij

“Iku me pishmane, një ndër baballarët e modernizmit”