MENU
klinika

Arbëreshët e Abruzit

Shqiptarët ikur në Vila Badesha

08.11.2021 - 12:40

          “Ka nga ata që flasin e thonë “jemi pak, jemi shumë”, por kujt i intereson. Ne jemi dhe kjo, është ajo që ka rëndësi” – kështu e nis shkrimin mbi gjurmët e arbëreshëve në Abruzzo, Antonio Secondo.

Në fund të shekullit XIX, piktori dhe shkrimtari anglo-sakson Estella Canziani shëtiti me karrocë Abruzzo-n, duke përshkruar peizazhet, zakonet, kuriozitetet dhe traditat. Turit të madh në Abruzzo të Canziani-t, i parapriu dhe pati sukses edhe ai i emrave të tjerë të famshëm (si Escher dhe Cartier – Bresson). Ai ka shkruar ditarin e tij “Midis Apenineve dhe tokave të Abruzit”.

Vepra është një portret i papërpunuar i zakoneve të Abruzzos së humbur në kujtesën kolektive, i cili paraqitet para syve si një qyteti elegant dhe modern evropian në të gjithë sharmin e tij të egër dhe primitiv.

Midis qindra motiveve dhe historive të mbledhura, autori përmend, në kapitullin e rrugëtimit për në qytetin e Sulmona (AQ), interesin e tij të thellë për ritet dhe legjendat e thëna në vend nga komunitetet shqiptare të vendosura në Luginën e Peligna dhe, më përgjithësisht, në zona të tjera të Italisë Jugore.

Kështu shkruan Canziani duke iu referuar atyre riteve dhe atyre thashethemeve magjike:

“Kishim dëgjuar shumë thashetheme për kolonitë shqiptare me bestytnitë e tyre të çuditshme, në fshatrat e Sulmonës. Thuhej se shqiptarët ishin një nga popullsitë më interesante në Italinë Jugore dhe na u tha që besojnë te shpirtrat, shtrigat dhe zanat”, – shkruan Estella Canziani.

Duke folur për emigracionin shqiptar në Itali, çfarë të vjen në mendje është ajo e viteve 1990, ku situata politike në vend detyroi rreth 27,000 shqiptarë të zbarkonin në Itali.

Megjithatë, vala e parë migratore e këtij populli qe shumë vite më parë, midis shekujve 15 dhe 18 pas Krishtit, për shkak të përparimit të Perandorisë Osmane, pas vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një gjeneral ushtarak deri në atë moment i angazhuar në mbrojtjen e një Shqipërie Katolike dhe Ortodokse.

Disa vjet më vonë mbretëria e Napolit sponsorizoi caktimin e shumë tokave komuniteteve shqiptare, që ishin bërë të përhershme tashmë, duke u vendosur në disa fshatra shumë larg nga njëri-tjetri, për të shmangur aleancat e mundshme ose sulmet e mundshme mbi mbretërinë, në rast lufte civile.

Kështu kanë lindur Komunitetet e Arbërisë, në Campania, Basilicata, Puglia, Sicilia, Kalabria, Molise dhe Abruzzo.

Më i riu ndër këto fshatra është Villa Badessa, që daton në vitin 1703 dhe ndodhet në Abruzzo, ku edhe sot është një fshat i vogël, me një kishë dhe një grusht shtëpish.

Ashtu si komunitetet e tjera arbëreshe, edhe Villa Badessa (Badesha, në gjuhën ballkanike) ruan ende kishën dhe ritet e tipit bizantin.

Ritet dhe traditat e popullit shqiptar ishin përkthyer këtu dhe përziheshin me ato vendase. Shumë vite pas themelimit të saj, ata vazhdojnë të këndojnë dhe kërcejnë këngët dhe vallet e frymëzuara nga atdheu i tyre.

Një ndër to, është kënga “Moj e bukura More”. Ekzistojnë gjithashtu, shumë ngjashmëri midis riteve dhe legjendave që ky komunitet, ndau me atë pritës në Abruzzo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Fiala dhe t’in’Zoti”

109 vite nga revista e të dielës arbëreshe