MENU
klinika

La papritur shtëpinë e Big Brother Vip

Reagon për herë të parë Igli Zarka

09.11.2021 - 11:27

Aktori Igli Zarka la shtëpinë e Big Brother papritur ditën e djeshme për shkak të problemeve shëndetësore. Pas kësaj banorët janë shfaqur të shqetësuar, madje disa kanë filluar të qajnë.

Igli u largua për shkak të problemeve me shëndetin, konkretisht problemeve me apendesitin.

“Banorë, Vëllai i Madh ka një komunikim zyrtar për ju. Ju informojmë se për arsye shëndetësore banori Igli Zarka, ka vendosur të lërë në mënyrë të menjëhershme shtëpinë e Big Brother. Gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë, por ka nevojë të marrë shërbimine nevojshëm jashtë shtëpisë”, thuhej në një mesazh të dërguar nga Vëllai i Madh.


Ndërkohë, aktori ka reaguar për herë të parë pas ngjarjeve të ndodhura së fundi.

Ai ka rishpërndarë një postim të vjetër në rrjetet sociale, ku flet për të ardhmen dhe thotë se nuk ka frikë dhe do e presë me krah hapur.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Igli ka pasur debate të shumta me banorët e tjerë, duke përfshirë këtu Monikën. Kjo e fundit kishte supozuar se në shtëpi ishin futur lëndë narkotike, ndërsa një ilaç për hundët erdhi për Iglin. Gjatë emisionit të së premtes, Igli reagoi i revoltuar nga ky veprim i Monikës, ndërsa kjo e fundit i kërkoi falje.