MENU
klinika

Fakte tronditëse

Forca e fatit: një operë e mallkuar

10.11.2021 - 16:05

           Më 10 nëntor 1862, në Shën Petërburg u vu në skenë “La forza del destino”“Forca e fatit”.

Një nga operat më të famshme të Xhuzepe Verdit, e cila mund të jetë subjekt i një mallkimi të çuditshëm… Një operë që bashkon gjithë kontrastet e Evropës: një kompozitor italian, Xhuzepe Verdi, në kulmin e lulëzimit, një intrigë spanjolle, marrë nga drama “La Fuerza del sino” e spanjollit Angel Perez de Saavedra, duka i Rivas dhe një sponsor rus. Në të vërtetë, ishte Cari Aleksandri II, ai që e ngarkoi Verdin të kompozonte një vepër për Teatrin Perandorak të Shën Petërburgut, duke pranuar libretin në fjalë, pasi kishte refuzuar propozimin e Ruy Blas, të sugjeruar fillimisht nga kompozitori. Melodrama “Don Alvaro” ose “Forca e fatit”, ishte shfaqur para 25-vjetësh premierë në Madrid. Një dramë e rrënjosur në romantizmin spanjoll, me gjithë ekstravagancën që ofron shpalosjen e veprimit dhe vrullin e ndjenjave. Një tjetër histori me dritëhije, me pasion e lirizëm, duke krijuar situata që muzikantit tonë italian i shijonin shumë. Mirëpo, disa opera të shtien frikën, pasi kanë një reputacion të vrazhdë dhe shihen me sy të keq.

Pra, kjo “Forcë e fatit”, që sopranoja italiane Renata Scotto refuzoi ta këndonte, me argumentin se vepra sillte fatkeqësi… Fantazi? Realitet? Le të themi se në këtë libret që trajton fatet e mallkuara, është emocionuese të imagjinosh një kuptim okult./Konica.al

Një triumf i vërtetë! Koncert i plotë përgjatë disa javëve! Edhe pas 159 vjetëve, krijimi i “Forcës së fatit” është një sukses absolut. Megjithatë, gjithçka kishte nisur keq për këtë operë të re. Një vit para premierës, sopranoja Emma Gruau u sëmur rëndë dhe kompozitori mendoi seriozisht ta prishte kontratën me Teatrin “Marinsky”, nëse nuk do të gjente një soprano të talentuar për rolin e Leonoras. Së fundmi, opera u shfaq pas një viti dhe prej asaj dite ka njohur fatkeqësi të panumërta.

Shkrimi i një vepre për fatin nuk i solli fat as Francesco Maria Piaves, libretisti i “Forca e fatit” i përjetoi jashtëzakonisht të trazuara ditët e fundit të jetës… Në 1866, ai u sëmur, vëllai iu arrestua në Venecia për tradhëti, kurse nëna iu internua në një azil. Një vit më vonë, ai u zhyt në borxhe dhe pësoi një goditje që e la të paralizuar deri në vdekje. Një histori tragjike që të sjell ndërmend historinë e baritonit të madh amerikan, Leonard Warren, një shekull më vonë, në vitin 1960. Më 1 shtator 1939, fillimi i pushtimit të Polonisë nga Gjermania naziste shënon ditën e parë të Luftës së Dytë Botërore./Konica.al/E mendoni dot se cila operë ishte afishuar në Teatrin “Wielki” në Varshavë? “Forca e fatit”! Më 11 mars 2011, kur Japonia u trondit nga një tërmet i fuqishëm, nuk do t’u shkonte kurrë në mendje se cila operë u dha atë mbrëmje në Teatrin “Bunka Kaikan” në Tokio. “Forca e fatit”! Dimensioni melodramatik i kësaj Force e bën atë një nga veprat më me kontraste të muzikantit italian, sepse tragjikja dhe komikja alternohen në ekuilibër. Po ashtu, një rol të rëndësishëm opera pati edhe për historinë e shkurtër “Aventurat katastrofike të jetimëve të Bodlerit” të Lemony Snickett. Një sagë romaneske, titulli origjinal i së cilës është “një seri ngjarjesh fatkeqe”: A nuk është pikërisht ky fati i Forcës së fatit?

Zhuzepe Verdi ishte për operën, ashtu siç ishte Viktor Hygo për letërsinë: zëdhënës i romantizmit të popujve dhe zëdhënës i pasioneve universale të njerëzimit./Konica.al