12.11.2021 - 14:30
Kur poeti flet nga shpirti.
Një regjistrim i Poradecit dhimbjes për Kosovën martire:
Kush është lulja në Ballkan
Që bota i ka sevdanë
Kosova që s’njeh sulltan
Plot difë e kapedanë.
Të sedrës e me shpirt krenar
S’durojnë cen a dhunë
Tregojnë gjoks në sulm e zjarr
Si shkaba në furtunë.
Kosova që bën sulm në zjarr
Posi dragoj me fletë,
Siç bënte sulm ngadhërimtar
Gjergj Kastrioti vetë.
Më 12 nëntor 1987, ndërroi jetë Lazër Sotir Gusho, i njohur si Lasgush Poradeci: filolog, poet, përkthyes, shkrimtar dhe pionier i letërsisë moderne shqipe.
Shekulli i njëzetë u shenjua nga pena e zjarrtë e mendimit të thellë të poetit. Një nga personalitetet më me ndikim në letrat shqipe të shekullit XX, vepra e të cilit, përshkon drejtpërdrejt romantizmin dhe realizmin.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Agolli mbi varrin e 'Zogut të fundit të liqerit'
‘Kur gjeniu nderon gjeniun’
Liriku i patjetërsueshëm
“Im atë rri këmbëkryq në kulturën shqiptare”
... ka poetë që s’dinë të bëjnë poezi"
“Ka poetë që s’dinë të përkthejnë…
Kadare flet për letërsinë e realizmit socialist