Dhimbje dhe trishtim në Elbasan. Kovidi i merr jetën mësueses Blerina Lamçja (Hoxholli) e cila ishte pjesë e stafit në shkollën “Zëra Jete”.
Pak ditë më parë, shkolla “Zëra Jete”, bëri apel për dhurim gjaku duke theksuar se mësuesja po vuante nga pasojat e covid-19 dhe kishte nevojë urgjente për gjak. Një solidaritet i pashoq nga mjaft kolegë e kolege u shfaq, por mësuesja nuk mundi të mposhtë sëmundjen.
Blerina Lamçja (Hoxholli) ishte nënë e një fëmije të mitur. Humbja e saj ka lënë pas shumë dhimbje. Një prej të afërmve ka publikuar lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Blerinës.
“Ike shpejt Blerina jonë e mirë duke na lënë shumë dhimbje… s’hkruan Blendi Himçi, personazh i njohur në këtë qytet. Blerina vinte nga një familje e nderuar arsimtarësh në Elbasan.