MENU
klinika

Çfarë i kërkon Qeverisë ish-ministri grek?

“Greqia duhet të lobojë hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin”

15.11.2021 - 20:46

Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias i kërkon qeverisë së vendit të tij që të angazhohet dhe të lobojë në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi vetëm në këtë rrugë do të uleshin tensionet në rajon. Përpos Bullgarisë, ai tha se prania e tendencave nacionaliste është e fortë edhe në Shqipëri, madje edhe në qarqe në Kroaci.

“Qeveria greke duhet të nisë menjëherë një fushatë ndërkombëtare për ndryshimet që po ndodhin në rajon, rreziqet që po shfaqen, në mënyrë që të angazhohet BE për procesin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo sepse vetoja bullgare është pretekst dhe jo substancë. Gjithashtu për të bindur Francën, e cila me të drejtë po kërkon ndryshime institucionale në një BE tashmë të zgjeruar. Qeveria greke, për fat të keq, ndjek me apati zhvillimet e fundit.

Nuk bëri asnjë lëvizje të vetme thelbësore për të trajtuar mosveprimin e BE-së dhe planet “e mëdha kombëtare” në rajon” shkruan ai. Nikos Kotzias ishte ministër i Jashtëm në qeverinë e Tsipras në Greqi përpara se në pushtet të vinte “Demokracia e re”.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi