MENU
klinika

Botohet Fjalori i Fishtës

Pak din njaj që ja kallzon të tana grues!

18.11.2021 - 19:04

         Poet kombëtar: Homeri i letrave shqipe. Frat françeskan, piktor, arkitekt, deputet, anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave, kandidati i parë shqiptar i Nobelit në Letërsi, mbrojtës i kauzës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Kontribut i madh në Kongresin e Manastirit, për alfabetin e sotëm, si edhe sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.

Botimet Fishta kanë sjellë për lexuesin “Fjalor për veprën e Gjergj Fishtës”. Kur vite më parë, u propozua një përkthim në gjuhë letrare për Gjergj Fishtën, shoqëria u përfshi në debat ndaj një fjalor për veprën e tij, kërkon një shpjegim.

Kisha katolike dhe shkolla e parë shqipe
Me 1899, Emzot Prenk Doçi, i frymzuem nga shoqnit qi kishte pà tue shetit boten organizon shoqninë kulturore-letrare “Bashkimi”. Me bashk’themelues si Át Pashko Bardhi, Dom Ndoc Nikaj, Dom Lazër Mjeda, Át Gjergj Fishta, Imzot Dodë Koleci, Dom Mark Shllaku, Imzot Jak Serreqi, Dom Ndre Mjeda, Emzot Vinçenc Prennushi. E quejtun Akademia nga Asdreni.
At Leonardo De Martino (arbëresh) (1830-1923), poet;
At Ndue Bytyçi (1847-1917) poet, studiues i pedagogjisë:
At Anton Xanoni (1863-1915) shkrimtar, autor tekstesh shkollore dhe përpilues antologjish letrare;
Dom Ndre Mjeda (1866-1937), poet dhe filolog;
At Pashk Bardhi (1870-1948), shkrimtar;
At Shtjefen Gjeçovi (1874-1948), etnolog, studiues i të drejtës zakonore:
At Gjergj Fishta, (1871-1940), poet;
At Anton Harapi (1888-1946), orator, publicist;
At Justin Rrota (1889-1964), linguist;
At Marin Sirdani (1885-1962), shkrimtar dhe historian;
At Bernardin Palaj (1894-1949), etnolog dhe poet;
At Pal Dodaj (1880-1951) publicist;
At Donat Kurti (1903-1983), etnolog dhe pedagogjist;
At Benedikt Dema (1904-1960), shkrimtar dhe publicist;
At Gjon Shllaku (1907-1946), filozof dhe pedagogjist;
At Daniel Dajani (1916-1947), publicist.

 

“Në një mënyrë të tillë të plotë për veprën e Fishtës vjen për herë të parë. Por botime të një fjalori të pjesshëm të veprës së Fishtës ka pasur që më 1941 përgatitur nga At Benedikt Dema. Fjalori ynë është fjalor i fjalëve të rralla e i shprehjeve frazeologjike të Fishtës”,-  shprehet Frano Kulli, autor i “Fjalor për veprën e Fishtës”.

Paçka debatit të moskuptimit, a nevojës për një Fishtë që përkthehet shqip-shqip, Kulli thekson: “Botimi i tij, do të rrëzojë një pretekst, se, Fishta është i pakuptueshëm”.

***

Edhe atij iu thaftë po goja

që përbuzë këtë gjuhë hyjnore 

qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja

flet e tveten e lèn mbas dore…

***

– Mbi njatë flamur Perendija 

me dorë t’ vet Ai e ka shkrue 

“Për Shqyptarë do t’jét Shqypnija

kush u a prekë, ai kjoftë mallkue”…

 

Gjergj Fishta është autor i gjithsej tridhjeteshtatë botimeve letrare,  por emri i tij është i lidhur në kryesisht me kryeveprën e tij epike, ‘Lahuta e malcís’, Shkodër 1937, aq sa edhe me ‘Anzat e Parnasit’, vepër satirike, ende e pastudiuar si duhet, që e larton në majat e satirës botërore. Lahuta është një poemë epiko-historike me 15.613 vargje që vë në qendër luftën për autonomi dhe pavarësi e në veçanti, ngjarjet e historisë së Shqipërisë së veriut nga 1858 deri 1913. Kjo kryevepër letrare, e shkruar ndërmjet viteve 1902-1909, u ripunua nga autori gjatë një periudhe tridhjetëvjeçare. Është e para ndihmesë në gjuhën shqipe. për letërsinë botërore. Botimi përfundimtar i veprës në tridhjetë këngë, u paraqit në Shkodër më 1937, në kremtimin e 25-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

‘Lahuta e malcís’ dhe veprat e tjera të Atë Gjergj Fishtës u ndaluan pas Luftës së Dytë Botërore, kur komunistët erdhën në pushtet. Poema madhore epike, e ribotuar në Romë më 1958, në Lubjanë më 1990, rishtas në Romë më 1991, është përkthyer në gjermanisht (Maksimilian Lamberc), italisht (Imzot Jul Bonati, Ernest Koliqi), e së fundi, edhe në anglisht (Robert Elsie).