MENU
klinika

Avangardi, mjeti hipersonik është gati

Rusët gati për Luftën e Tretë Botërore…

10.11.2018 - 13:19

Rusia po finalizon një armë bërthamore të aftë për të zhdukur një qytet të tërë, dhe që mund të zbresë në Tokë “si një meteor”, ka thënë Vladimir Putin, duke shtuar edhe më shumë frikën për Luftën e Tretë Botërore.

Tensionet ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës arritën në një pikë kulminante, pasi Presidenti rus pretendoi se ai ka një armë që mund t’i rezistojë çdo sistemi anti-raketor, duke e bërë Rusinë pothuajse të pamposhtur.

Putin tha: “Ne e dimë, është një fakt i dukshëm dhe kolegët tanë e kuptojnë, se i tejkaluam të gjithë konkurrentët në këtë fushë.”

Dhe duke justifikuar nevojën për një garë të dytë bërthamore pas Luftës së Ftohtë në SHBA, ai shtoi: “Duke iu përgjigjur zhvillimit të sistemeve anti-balistike raketore nga SHBA, ne po përmirësojmë aftësitë tona”.

I ashtuquajturi Avangard, do të jetë aktiv vitin e ardhshëm me Divizionin e raketave të kuqe, sipas një burimi të industrisë së mbrojtjes ruse.

Duke folur për agjencinë ruse të lajmeve TASS, ata thanë: “Periudha e planifikuar është fundi i vitit 2019. Fillimisht, regjimenti do të përbëhet nga të paktën dy sisteme, por më pas numri i tyre do të rritet deri në gjashtë njësi”.

Sipas pretendimeve të  Rusisë, Avangardi është një mjet hipersonik fluturimi, një anije kozmike e cila është e vendosur në atmosferë në majë të një rakete balistike ndërkontinentale, siç është Satani II, për të rrëshqitur me shpejtësi hipersonike.

Duke qenë 20 herë më e shpejtë se shpejtësia e zërit, Avangard mund të udhëtojë me shpejtësi në 6860 m/s. Avangard është i ngarkuar me sisteme kundërmasash të aftë për të neutralizuar sistemet e mbrojtjes dhe mund të jetë e pamundur që të gjurmohet.

Sipas Rusisë, Satanai II, nofka për raketën balistike interkontinentale RS-28 Sarmat, mund të mbajë deri në 24 Avangardë, që do të thotë se Rusia mund të shkatërrojë qytetet kryesore të një vendi me një përpjekje të vetme. 

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët rusë kanë folur për Avangardin. Gjatë një fjalimi më 1 mars, zoti Putin e përshkroi arsenalin e tij hipersonik si “të pamposhtur”, duke i përshkruar sulmet e Avangardit “si një meteor”. Dhe në qershor zoti Putin tha se sistemi Avangard ishte pothuajse i përfunduar, duke shtuar se në vitin 2019 po planifikohej të dorëzohej tek Forcat e Armatosura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Francezë e shqiptarë - njëqind vjet pas luftës

100 vite nga Lufta e I Botërore në Shqipëri