Shpresat e Theresa May për të fituar mbështetjen e parlamentit për marrëveshjen e saj për Brexit po shuhen gjithnjë e më shumë, pasi Jo Johnson dha dorëheqjen nga qeveria.
Katër muaj pasi vëllai i tij Boris, sekretari i jashtëm, deputeti i për Orpington dhe ish-ministri i transportit tha se nuk mund të votonte për marrëveshjen që Maji pritet të sjellë në parlament brenda disa javësh.
“Është e qartë për mua se marrëveshja e largimit nga Bashkimi Europian, e cila po finalizohet tanimë, do të jetë një gabim i tmerrshëm”, shkroi ai në një artikull online. Ai tha se publikut iu ofrua një marrëveshje që do ta lërë vendin ekonomikisht të rrënuar.
Theresa May pritet të thërrasë një takim të posaçëm të kabinetit qeveritar javën e ardhshme, ku ajo do të përpiqet të bindë ministrat të mbështesin marrëveshjen.
Johnson tha “Vëllai im Boris, është po aq i pakënaqur me propozimet e qeverisë sa edhe unë. Ai kohët e fundit vuri re se marrëveshjet e propozuara ishin më të këqija se qëndrimi në BE. Për këtë ai kishte të drejtë padyshim”.
Dorëheqja e Johnson erdhi vetëm disa orë pasi deputeti David Lidington, tha se kishte besim se qeveria mund të fitonte mbështetjen e deputetëve për marrëveshjen.
Johnson mbështeti idenë për mbajtjen e një referendumi të dytë, duke përkrahur kështu idenë e sugjeruar nga ish-sekretari i arsimit Justine Greening. “Në lidhje me këtë çështje shumë të rëndësishme, besoj se është e drejtë të ktheheni te njerëzit dhe t’iu kërkoni atyre të konfirmojnë vendimin e tyre për t’u larguar nga BE” tha Johnson.
Dorëheqja e Johnson nxori në pah faktin se disa konservatorë, mund të votonin kundër marrëveshjes së Mayit, duke rrezikjar shanset e saj për të arritur shumicën që duhet.
Ndërsa negociatat me Brukselin hyjnë në ditët e tyre të fundit, Anna Soubry, kritikoi ashpër qëndrimin e kryeministres. Pas dorëheqjes së Johnson, Soubry tha: “Jo nuk është ministri i vetëm që ka këto pikëpamje dhe shpresoj që të tjerët do të ndjekin shembullin e tij”.
Ministri Jenny Chapman, tha: “Jo Johnson është ministri i 18-të që jep dorëheqjen nga qeveria e Theresa May. Ajo ka humbur të gjithë autoritetin dhe është e paaftë për të negociuar një marrëveshje të Brexit brenda partisë së saj, e lëre më me BE-në”.