Dorëshkrimi i fizikanit Albert Ajnshtajn, ku gjeniu kishte përgatitur teorinë e përgjithshme të relativitetit, u shit në ankand në Paris, për shumën rekord, prej 11.6 milionë euro, sipas AFP.
Të dhënat e mëparshme për disa nga dorëshkrimet e Ajnshtajnit, ishin 2.4 milionë euro për letrën për Zotin, në vitin 2018 dhe 1.39 milionë euro në 2017, në Jeruzalem, për një tjetër letër mbi sekretin e lumturisë.
Dokumenti i shitur ditën e sotme, vlerësohej midis 2 – 3 milionë euro. Ndryshe nga ato të mëparshmet, që shiten me një çmim rekord, ky është një dorëshkrim pune, gjë që është diçka e rrallë.
Dorëshkrimi prej 54 faqesh, është redaktuar në vitet 1913 – 1914, në Zyrih, nga një fizikan gjerman, si dhe bashkëpunëtori dhe miku i tij, Michele Besso.
“Dorëshkrimet shkencore të tij, para vitit 1919, janë jashtëzakonisht të rralla,” – vlerësuan autoritetet e”Christie’s”, para shitjes në shtëpinë ”Aguttes”.