MENU
klinika

Çfarë do të zbulohet për Sali Berishën?

Kryetari i Shoqatës Vatra: Së shpejti Antony Blinken do të japë sqarim

30.11.2021 - 18:39

Mondi Rakaj, Kryetari i Shoqatës Vatra, foli për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se së shpejti Antony Blinken do të tregoje në senat mbi arsyet përse Berisha është shpallur non-grata.

“Shpallja non-grata e Berishës është lobim i kryeministrit Rama. I intereson që të rrijë në pushtet. Është opinion por së shpejti do të ketë dhe informacion. Blinkenit do t’i bëhen pyetje shumë shpejt nga kongresmenë përse Berisha është shpallur non-grata. Kur të merret në thirrje nga kongresmenët janë të detyruar të japin info.

Mund të vonojë 6 muaj, një vit. Të shohim. Do kohë, pak maturi. Është mirë të sqarohen shqiptarët. Vatra nuk merret me parti politike. Po përpiqet që të bëhet një bashkim për të bërë bashkë një pjesmarrje të gjerë për Foltoren e Berishës. Ju jap fjalën që diaspora pret një rotacion. Nuk kemi qenë shumë të kënaqur me votimet e prillit”, u shpreh ai.