Guardia di Finanza italiane ka kryer një operacion të madh gjatë ditës së sotme duke arrestuar 16 persona për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Mes të arrestuarve janë edhe 4 shqiptarë, të cilët dërgonin drogën nga Shqipëria në Itali, e cila më pas shpërndahej në qytetet e vendit si edhe në Maltë.
Krahas të arrestuarve policia ka kapur edhe 423 kilogram lëndë narkotike, kryesisht kokainë dhe marijuanë.
Ndërkohë që pasqyronte me pamje operacionin, në faqen e Guardia di Finanzas është shfaqur edhe harta e Shqipërisë natyrale, me trojet e saj etnike.
Harta e Shqipërisë e shfaqur nga Guardia di Finanza paraqet Kosovën, trojet shqiptare në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut si edhe Çamerinë në një të vetme.