MENU
klinika

Mbërriti në Tiranë Opinioni

Komisioni i Venecias, pro zgjatjes së afatit të vettingut!

01.12.2021 - 16:25

Komisioni Venecias i dërgoi Kuvendit të Shqipërisë opinionin paraprak pas dërgimit të disa pyetje që lidhen me ndryshimin kushtetues për zgjatjen e afatin të organeve të vetingut në drejtësi.

Sipas TCH, në draft-opinionin paraprak ku në pikën 32 thuhet se: “ Komisioni i Venecias është i mendimit se shtyrja e mandatit të KPK dhe KP është në përputhje me standardet”.

Ky është thelbi i opinionit që përligj kërkesën e iniciuar nga grupi parlamentar socialist dy muaj më parë. Top Channel mëson se Opinioni final për këtë çështje do të miratohet në seancën plenare të Komisionit të Venecias më 10 Dhjetor.

Ishte kryetarja e komisionit parlamentar të ligjeve Klotilda Bushka ajo e cila kërkoi një opinion nga Venecia ku u dërguan disa pyetje. Sakaq këshilli legjislacionit dhe komisioni ligjeve kanë përmbyllur dëgjesat me ekspertët konstitucionalit dhe ata të shoqërisë civile për këtë ndryshim kushtetues.

Për këtë ndryshim kushtetues duhet edhe votat e opozitës e cila nuk ka marrë pjesë në diskutimet e nisura.