Personat tetraplegjikë kanë mbaruar diskutimin me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj.
Përfaqësuesi i personave tetraplegjikë është shprehur se diskutimi ka shkuar mirë dhe se ministrja u ka thënë se kërkesat e tyre do të trajtohen.
Ai tha ndër të tjera se të premten që vjen presin edhe një përgjigjie nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Ibrahimjan.
“Ne nuk pretendojmë të na realizohen të shtata pikat ekonomike. Ne duam që dita e premte të jetë e bukur për ne. Kemi një marrëveshje dhe kërkojmë implementim. Unë jam i bindur se ata do të shprehen pozitivisht për kërkesat tona. Sigurisht që të shtata kërkesat nuk mund të realizohen me një të rënë të lapsit.
Kërkesat tona janë: Rikthimi i pagesës për energjinë elektrike. Më parë 80% na e paguante shtetin dhe na e hoqi PD kur ishte në pushtet. Duam të na kthehen siç ishte. Kujdestari të paguhet me pagë minimale dhe të futet në punët e rënda. Ne duam 80 litra karburant që ne të lëvizim. Çmimi i karburantit është shumë i lartë. Të na jepet një godinë në plazhet Durrës apo Shëngjin. Ne nuk trajtohemi me ilaçe”, tha përfaqësuesi i personave me aftësi të kufizuara.