MENU
klinika

"Miratimi i regjistrit për abuzuesit një iniciativë që do e ndjek deri në fund"

Mësuesi i dënuar për pedofili hyri sërish në shkollë, reagon Erisa Xhixho

02.12.2021 - 13:46

Deputetja e LSI, Erisa Xhixho ka folur edhe një herë për rastin e mësuesit Ëngjëll Bregu, i cili edhe pse i dënuar për pedofili dhe ngacmim seksual kishte filluar mësim në shkollë “22 Tetori” në Berat.

Xhixho është shprehur se për këtë ka thirrur në interpelancë ministren e Arsimit, Evis Kushi, teksa tha se duhet të miratohet menjëherë ligji për regjistrin e personave me precedent penalë për ngacmimet seksuale.

“Dhe pse ishte i dënuar për dy vepra, pedofili  dhe ngacmim seksual arriti të jetë pjesë dhe të emërohet si mësues në shkollën “22 Tetori” në Berat duke u bërë pjesë e sistemit arsimor.

Kam thirrur në seancë interpelancë me ministren e Arsimit për të dhënë sqarime për këtë situatë.

Miratimi i regjistrit të abuzuesve të bëhet sa më parë. Regjistri do të këtë një bazë ligjore për këta monstra që mos arrijnë të bëhen pjesë e arsimit.

Si nënë si deputet do ta ndjek deri në fund pasi nuk tolerojmë më që fëmijë tanë të jenë të rrezikuar. Padyshim që e gjithë vëmendja jonë do të jetë për të mbrojtur dhe krijuar siguri pubike për fëmijët tanë” tha Xhixho.