Kofi Annan ndërtoi një reputacion si diplomat shumë i besuar në botë, por skandali “Naftë për Ushqim”, ka zemëruar kritikët amerikanë. A është posti i tij në rrezik?!
Zëri i tij kumbues prej baritoni, por i qetë, është i njohur rreth e qark botës. Kofi Annan, gjithmonë të jep përshtypjen se përçon një ndjenjë të qetë serioziteti. Por, qetësia e tij ka qenë shpirtërisht e lënduar javët e shkuara, kur mësoi më shumë rreth një ngatërrese të fundit që i kishte mbirë në derë. Anan kishte mbledhur stafin e administratës së OKB-së dhe po diskutonte pikat kryesore të programit “Naftë për Ushqim”, ndërkohë kur ra celulari i njërit prej anëtarëve të stafit drejtues, duke dhënë një lajm jo të mirë për të.
Përfshirja e djalit të ish- Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në skandal pritej të shpërthente e kjo kishte të bënte me ca pagesa të dyshimta të cilat, djali i Kofi Anan, Kojo Anan, kishte marrë nga kompania zvicerane “Cotecna Inspection S.A”, e cila ishte fituese e kontratës së programit “Naftë për Ushqim” (Oil for Food), në vitin 1998. Kofi Anan, njeri i njohur për natyrën e tij të fortë, në zemërim e sipër i lejoi vetes një pamje të befasuar dhe “një hije frike përshkoi fytyrën e tij, teksa shtrëngonte nofullat”, siç u shpreh dikush që ndodhej pranë tij. Pas këtij lajmi, ai tha qetësisht: Le të vazhdojmë me axhendën e ditës …
Më 29 nëntor 2004, duke folur gazetarët pak kohë pas ngjarjes, e cila kishte të bënte me djalin e tij, Kojo Anan, e që kishte nisur të përflitej në skenën botërore, me gjakftohtësinë e tij karakteristike ai iu drejtua atyre me këtë mesazh: Natyrisht që u ndjeva i zhgënjyer dhe i befasuar. Unë e kuptoj problemin e perceptimit lidhur me OKB-në, perceptim konfliktesh e interesash e po ashtu të gabimeve të mundshme. Por ky perceptim u ka dhënë një armë të fortë kritikëve amerikanë të Kofi Anan e, veçanërisht, ligjbërësve republikanë e komentatorëve konservatorë, të cilët e kanë bërë atë të jetë një Target i kritikave të fundit që ata kanë ndaj OKB-së.
Për vite e dekada, këta konservatorë kanë denoncuar në kohë të ndryshme e kanë përfolur “shtyllën” e organizatës ndërkombëtare për paaftësi. Imazhi i OKB-së u zhyt edhe më thellë në dyshime, atëherë kur Këshilli i Sigurimit refuzoi të autorizojë pushtimin e Irakut. Por, asgjë se ka ndryshuar besueshmërinë e OKB-së, edhe pse ajo është përkeqësuar me skandalin “Naftë për Ushqim”, i cili ka qenë objekt i vazhdueshëm kritikash mes ideologëve konservatorë, në drejtim të subjektit themelor e të pesë investigimeve të kongresit. Gjithë kjo ka provokuar një situatë kritike për një mandat të dytë të Kofi Anan, sekretarit të përgjithshëm, laureat për çmimin “Nobel”, gjë e cila e gjen atë në betejë për të mbrojtur postin e tij, misionin e tij në përballimin e një bande të vogël, por të përkushtuar, ballë për ballë me armiqtë e tij kongresionale. Disa javë të shkuara, senatori Norm Colesman, një nga drejtuesit republikanë të Minnesotes, shkroi në gazetën e përditshme “Wall Street” se Kofi Anan duhej të japë dorëheqjen për shkak të një prej mashtrimeve më flagrante në historinë e OKB-së që ndodhi pikërisht nën hundën e tij. Por, ndërkaq, zyrtarët e administratës amerikane janë distancuar nga deklarata e Kolemanit. Shtëpia e Bardhë, me vështirësi i ofroi atij një votë besueshmërie.
I pyetur se çdo të ndodhte në rast se Kofi Anan do të pranonte skandalin, presidenti Bush u shpreh se: “Jam në pritje të një vlerësimi të ndershëm nga ana e tij, për atë çka po ndodh”. Por edhe në rast se ai do të dëshironte të bënte një gjë të tillë, administrata e Bushit ka pak forcë apo aspak, ta heqë Kofi Anan para se mandati i tij i dytë të mbarojë. Në historinë e OKB-së, deri tani ka ndodhur vetëm një dorëheqje: ajo e ambasadorit amerikan në OKB, kjo për arsye personale e familjare. Por tani për tani, s’ekziston asnjë material a fakt që të implikojë të birin e Kofi Anan në afera të dyshimta jo ligjore apo thyerje ligjore, gjë të cilat mund ta vinin vërtetë në pozitë të vështirë sekretarin e përgjithshëm. Përkrahësit e Kofi Anan, thonë se integriteti dhe ndershmëria e Kofi Anan s’vihen në pikëpyetje. Ambasadori britanik në OKB, Jeremy Greenstock, duke folur jashtë Washingtonit në grupet konservatore, u shpreh: “Sigurisht që Kofi Anan nuk duhet të japë dorëheqjen, sepse është vështirë të gjesh një njeri aq të përkushtuar si ai”.
Por ngatërresa e skandalit “Naftë për Ushqim” është pjesë e betejës, e cila po rritet nga dita në ditë mes Washingtonit dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, gjë e cila e ka zanafillën qysh në vitin 1996. Administrata e Bushit nuk ka dëshirë ta bëjë hapur vënien e bërrylit ndaj Kofi Anan, edhe pse se vret mendjen shumë n.q.se e sheh atë duke dhënë shpirt. Disa anëtarë të administratës amerikane nuk e kanë harruar akoma mungesën e vullnetit të Kofi Ananit për të mbështetur pikëpamjet apo pikësynimet e politikës së jashtme të SHBA-së, trupat në Irak apo ironizimin e Këshillit të Sigurimit për penalizimin e Sadam Huseinit. Njerëzit e Bushit kanë shprehur zemërim edhe më parë ndaj Kofi Anan. Ata dëshirojnë ta shohin atë që të largohet nga skena botërore. Por njerëz pranë tij, besnikë të Kofi Anan, shprehen se ai s’ka ndërmend të largohet nga posti. Ai po e ndien këtë presion të paprecedentë. “Ai duket i qetë apo bën sikur është i qetë”, shprehet një zyrtar i vjetër pranë tij.
Ajo, e cila e vret atë me të vërtetë personalisht e shpirtërisht është padrejtësia. Çështja e ngritur ndaj Kofi Ananit, qëndron në zymtësinë e mashtrimit dhe mosdrejtimit të cilat ndodhën gjatë 7 viteve të programit “Naftë për Ushqim” të OKB-së. Në vitin 1996, Këshilli i Sigurimit i lejoi regjimit të Sadam Huseinit, të shiste naftë dhe t’i përdorë fitimet për të blerë ushqim e medikamente, për të zbutur kështu varfërinë e shkaktuar nga sanksionet ekonomike. OKB-ja ishte ngarkuar që të mbikëqyrte të dyja anët e tregtisë, por Sadami mundi të manipulonte 20 bilionë dollarë nga 64 bilionë dollarë të programit për të forcuar pozitën e tij. Rekordet e zbuluara në Irak tregojnë më së miri se zyrtarë qeveritarë e të tjerë u shquan në këtë drejtim e, në mënyrë të veçantë, kompanitë e naftës të Francës, Rusisë e Kinës, duke përfshirë këtu edhe gjigantët amerikanë të naftës dhe individë të veçantë (mes tyre edhe një zyrtar i OKB-së, i cili drejtonte programin në fjalë), të cilët u preferuan që ta blenin naftën e Irakut me një çmim të lirë në treg.
Shumica e kanë mohuar këtë gjë, duke thënë se nuk ka ndodhur asnjë lloj abuzimi nga Kofi Anan. Shumë nga të ardhurat e vjedhura shtetërore të Sadamit erdhën nga shitjet e naftës ndaj Jordanisë, Turqisë e Sirisë dhe se Këshilli i Sigurimit të OKB-së kishte dijeni se çfarë po ndodhte. A duhet që anëtarët e kongresit të japin dorëheqjen, pyet senatori Carl Levin, sepse i mbyllën sytë para shitjeve të Sadam Huseinit me vetëdije të plotë? Por, ndërkohë, roli i dyshimtë i të birit të Kofi Anan, hedh një hije dyshimi mbi babanë e tij. I ngarkuar me detyrën për të siguruar që vetëm mallrat e autorizuara të lejoheshin që të kalonin në Irak, sipas kontratës me firmën zvicerane “Cotecna”, në dhjetor 1998, pikërisht në ditën që Kojo Anan punonte për kompaninë në fjalë, ai u pushua nga puna. Kur kjo gjë u bë e ditur në fillim të këtij viti, sekretari i përgjithshëm u shpreh: “As unë e as im bir nuk kishim të bënim me kontratat me “Cotecna” dhe se, investigatorët kongresionale nuk kanë gjetur ndonjë evidencë lidhur me këtë çështje. Por, më pas kur u mësua se qysh nga shkurti i 2004-ës, Kojo Anan vazhdonte të paguhej për çdo muaj me një shumë prej 2,500 dollarësh nga “Cotecna”, Kofi Anan e gjend në pozitë të vështirë dhe e mohoi këtë gjë.
“Ai është një biznesmen i pavarur, u shpreh ai disa javë më parë. Unë nuk përzihem në aktivitetin e tij, po ashtu edhe ai në timin”. Avokati i Kojo dhe firma “Cotecna” deklaruan se këto pagesa nuk kishin asgjë të përbashkët mes tyre e se fitimi ishte thjesht një depozitë legjitime, sipas ligjit zviceran të “non compete” (jo konkurrencë), duke e parandaluar Kojon të punojë për kompanitë rivale në Afrikën Perëndimore. Ndërkohë, Kofi Anan ka pajtuar Paul Vocker, një investigator të pavarur të Reservave Federale për të hetuar skandalin në fjalë. Disa ligjëbërës amerikanë janë të zemëruar me Vockerin, i cili pritet t’i dorëzojë një raport parësor Kofi Ananit në janar e që ka refuzuar ta dorëzojë në auditorët ndërkombëtare për të dëshmuar në Washington. Por, sido që të ndodhë, skandali do të lërë një perde dyshimi në karrierën dhe biografinë e Kofi Ananit.
Ai erdhi në krye të OKB-së me 1996, atëherë kur administrata e Klintonit rrëzoi Buotros-Buotros Ghali, i cili përpiqej të shfrytëzonte OKB-në për balancimin e hegjemonisë së SHBA-së në botë, fill pas Luftës së Ftohtë, duke e larguar kështu nga mandati i tij i dytë. Kofi Anan ka lindur në Ghala meë 1938. Përkushtimi i tij në krye të OKB-së u dëmtua nga dështimi i OKB-së në ndalimin e gjenocidit në Rwanda, si edhe në masakrën e Srebenicës ndaj myslimanëve të Bosnjës. Vetë Washingtoni shikonte të Kofi Anan njeriun e Amerikës dhe ndërtuesin e konsensusit. Por Kofi Anan u shpreh se pushtimi i Irakut qe ilegal, duke tërhequr dhe personelin e OKB-së nga Iraku. Kjo u bë duke i dërguar një letër presidentit Bush. Ironia e fushatës kundër Kofi Anan është se ai është i vetmi sekretar i përgjithshëm që shquhet në përkushtimin, njohjen dhe pranimin e ideve të OKB-së. Por Kofi Anan është i ndërgjegjshëm se përballë misionit të tij të vështirë ka tashmë SHBA-në, investigatorët kongresionalë, si edhe administratën e Bushit, gjë e cila e bën të shprehte se: “Në një situatë të tillë të tensionuar, nuk do të jetë diçka e lehtë”!
Përgatiti: Raimonda MOISIU