Shpallet sot vendimi për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e bandës së tij, të cilët akuzohen për një seri krimesh. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se procesi gjyqësor do të zhvillohet sot rreth orës 13:00 nën masa të rrepta sigurie për shkak të çështjes së ndjeshme, si dhe pa praninë e të pandehurve dhe të avokatëve. Gjykata e zhvilloi seancën e fundit pa praninë e avokatëve të Shullazit, duke argumentuar se ata po sfidojnë drejtësinë.
Që prej nisjes së procesit në dhjetor të vitit 2018, numri i seancave të shtyra në Apel ka qenë mbi 40, duke futur gjyqin në ngërç.
Kujtojmë se në fund të muajit korrik Shullazit iu shty edhe me një vit izolimi më regjimin ‘41 bis’. Në vitin 2018 Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazin. Për Shullazin u dha 14 vite burg, ndërsa ai bashkë me bandën e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.