Në Presidencë është hedhur shorti për zgjedhjet e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për vitin 2022.
Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska janë zgjedhur përfaqësueset e Gjykatës Kushtetuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Ndërkohë, anëtari zëvendës i Kushtetueses në KED është zgjedhur Altin Binaj. Sakol Binaj është zgjedhur anëtar i përhershëm i KED-së. Sipas ligjit Binaj do të jetë edhe kryetari i ri i KED. Sandër Simoni është zgjedhur anëtar zëvendësues nga Gjykata e Lartë.
Përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme:
Anila Leka, anëtare e KED
Thoma Jano, anëtar zëvendësues në KED
Përfaqësuesit e Gjykatave të Apelit:
Edlira Petri, anëtare
Enton Dhimitri, anëtar
Ridvan Hado, anëtar zëvendësues
Përfaqësuesit e zyrave të prokurorisë pranë Gjykatave të Apelit:
Arta Marku, anëtare
Entjen Kapo, anëtar
Në fund të dhjetorit i përfundon mandati 1 vjeçar i anëtarëve aktualë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. KED ka në përbërje 9 anëtarë.