Moti në fundjavën që presim do të jetë i ndryshueshëm. Dita e shtunë do të karakterizohet nga vranësira e reshje shiu të pakëta deri në mesditë të cilat në zonat jugore do të mbeten të izoluara deri në orët e pasdites, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Më tej vranësirat do ti lenë vendin kthjellimeve.
Prej së dielës paradite do të vijë dendësim i vranësirave dhe në orët e mesditës reshjet shiut do të përfshijnë pjesën veriore e qendrore dhe gradualisht do të fitojnë intensitet të lartë në të gjithë bregdetin, veriperëndimin e jugperëndimim.
Reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave me rrufe. Dëbora do të prekë alpet si dhe gradualisht me rënien e temperaturave edhe zonat e tjera malore.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi 5 deri 10m/sek. Gjatë mesditës së të dielës do të fitojë forcë 16 deri 20 m/sek përgjatë bregdetit e në momentet me shtrëngata duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4.