MENU
klinika

Thirrja

OBSH: Jo panik nga varianti Omikron, duhet të jemi të përgatitur

04.12.2021 - 08:45

Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundmi ka deklaruar se nuk duhet që të bëhet panik për variantin e ri të Covid, Omicron por duhet të jemi të vëmendshëm.

Shkencëtarja kryesore e OBSH-së Soumya Swaminathan në deklaratën e saj të fundit ka bërë me dije se situata tani ishte shumë e ndryshme nga një vit më parë. Deri më tani rezulto se Omicron është i përhapur në 40 vende, por akoma nuk ka një studim që tregon nëse varianti i ri ka një nivel më të lartë transmetueshmërinë ose më i aftë për t’iu shmangur vaksinave.

Të dhënat praprake të raportuara nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut, ku varianti u zbulua për herë të parë, thuhet se Omicron mund të shmangë njëfarë imuniteti ndaj Covid-19 , megjithëse ekspertët paralajmërojnë se analiza nuk është përfundimtare.

Swaminathan ndër të tjera është shprehur se duke cituar të dhënat e para rezulto se varianti është shumë i transmetueshëm dhe se mund të bëhet dhe mbizotërues por akoma nuk mund të themi asgjë me bindje.

Aktualisht është varianti Delta që përbën 99% të rasteve globalisht. Sipas saj është e rëndësishme të jemi të përgatitur jo të bëjmë panik.

“Duhet të jemi të përgatitur dhe të kujdesshëm, jo ​​panik, sepse jemi në një situatë ndryshe nga një vit më parë,” ka thënë ajo.e.su