MENU
klinika

Masat e vendeve

A po shkon Europa drejt vaksinimit të detyrueshëm?

04.12.2021 - 11:01

Nga Lauren Chadwick, Euronews

Ndërsa rastet e COVID-19 kanë shënuar rritje në Europë, fokusi ka qenë rritja e fushatës së vaksinimit. Masat kanë qenë të ndryshme, por tani shumica po shqyrton të bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid. Të mërkurën, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen i bëri thirrje vendeve të mblidhen për të diskutuar mbi këtë çështje.

Madje shumë vende kanë miratuar vaksinat për fëmijët, por ekspertët kanë deklaruar se është shumë më e vështirë të bindësh të rriturit të vaksinohen.

Austria

Nga 1 shkurti, vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm në Austri, vendi i parë që bëri të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid në Europë. Vendimi erdhi disa ditë pasi Austria ndërmori masa për të pavaksinuarit, duke vendosur një bllokim kombëtar. Kancelari austriak Alexander Schallenberg tha se kjo ishte mënyra e vetme për të mposhtur virusin.

Greqia

Të gjithë personat mbi 60 vjeç, të cilët nuk do të vaksinohen do të gjobiten. Ata do të gjobiten me 100 euro në muaj nëse vaksinohen deri më 15 janar. Nga shtatori, Greqia ka kërkuar që punonjësit shëndetësorë në objektet publike dhe private të vaksinohen. Ata gjithashtu kanë ashpërsuar masat për të pavaksinuarit.

Gjermania

Deputetët gjermanë pritet të bëjnë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid. Angela Merkel, e cila ka qenë kundër vaksinimit të detyrueshëm, tha të enjten se nëse do të ishte anëtare e Bundestagut, ajo do të votonte në favor të vaksinimit të detyrueshëm.

Italia

Italia ishte një nga vendet e para që bëri të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit shëndetësorë në prill në një përpjekje për të mbrojtur pacientët.

“Vaksinimi është një kërkesë thelbësore për ushtrimin e profesionit”, tha ministria e shëndetësisë italiane.

Gjithashtu Italia bëri të detyrueshëm vaksinimin për mësuesit dhe stafin administrativ të shkollave, ushtrinë dhe policinë . Vendimi do të hyjë në fuqi nga 15 dhjetori, shkruan abcnews.al

Franca

Nga shtatori, Franca ka kërkuar që punonjësit shëndetësorë, zjarrfikësit dhe punonjësit e transportit të vaksinohen. Njerëzit që janë në kontakt të vazhdueshëm me publikun duhet të pajisen me leje shëndetësore në mënyrë që të shkojnë në punë.

Qasja në bare, restorante, palestra dhe shumë ngjarje kërkon gjithashtu një leje shëndetësore.

Mbretëria e Bashkuar

Vaksinat kundër COVID-19 do të bëhen të detyrueshme për punonjësit e shëndetësisë dhe kujdesit social, tha në nëntor sekretari i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sajid Javid, ndërsa rastet e COVID-19 shënuan rritje.

Suedia

Një zëdhënës i ministrit suedez të shëndetësisë tha për Euronews se qeveria nuk ka në plan të bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid. Nga 1 dhjetori, Suedia miratoi lejen shëndetësore të COVID-19 për personat që duan të marrin pjesë në evente më më shumë se 100 persona.

Hungaria

Hungaria ka bërë të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e shëndetësorë, mësuesit e shkollave dhe njerëzit që punojnë në institucionet shtetërore. Zyrtarët hungarezë, përfshirë kryeministrin Viktor Orban, u kanë kërkuar qytetarëve që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan abcnews.al

Danimarka

Danimarka ka miratuar leje shëndetësorë të COVID-19. Personat që duan të shkojnë në restorante, kinema dhe të marrin pjesë në evente duhet të kenë një test negativ, një provë që janë rikuperuar nga virusi ose të jenë vaksinuar.

Zvicra

Zvicra ka deklaruar se nuk do të bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid. Megjithatë, qeveria mund të bëjë të detyrueshëm vaksinimin për “grupet më të rrezikuara”, askush nuk do të ndihet i detyruar për tu vaksinuar.

Zviceranët kanë votuar gjithashtu në favor të masave të COVID-19, duke përfshirë përdorimin e lejeve shëndetësore.

Letonia

Letonia ka ndërmarrë masa për personat që nuk janë vaksinuar. Nga 15 dhjetori, punonjësit duhet të kenë një certifikatë vaksinimi ose rikuperimi të COVID-19. Vendi ka miratuar leje shëndetësore, që vërteton vaksinimin ose shërimin nga virusi për të hyrë në dyqanet me pakicë, ngjarjet kulturore dhe restorante.