Prej fillimit të përplasjeve mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, Fatbardh Kadilli ka deklaruar se nuk mbështet asnjërin prej tyre djhe të dy duhet të largohen nga PD.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme ai ka deklaruar në RTV Ora se do të shkojë në Kluvendin e 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Berisha, teksa u shpreh se PD duhet të ketë një lidership të ri dhe të panjollosur.
“Nuk jam mbështetës i Berishës apo Bashës, pro respektoj mbështetësit e tyre sepse janë demokratë. Për mua demokratët nuk ndahen në të Berishës apo të Bashës, por kanë të gjithë një mision; të jenë mburojë përballë qeverisë. Sot në udhëkryq PD, e ndarë nga protagonizmi i të dyve po shkon në një situatë gjithnjë më të rënduar. Unë besoj se çdo mundësi duhet shfrytëzuar për t’i dhënë demokratëve atë që presin, një lidership të ri. Në 26 prill unë thashë se duhet të zgjidhnim një lidership të ri. Shumë njerëz nuk e mbështetën dhe nuk e pranuan dhe pse ishin koshientë që kjo duhej. Në datën 10 shtator, iu bashkuan zotit Berisha dhe të tjerët, një pjesë për parime, një pjesë për ndjeshmërinë që kanë ndaj Berishës. Nuk ka rëndësi se për çfarë vijmë, sot po kërkojmë një zgjidhje. PD duhet të ketë një lidership të ri”, tha Kadilli.