Armando Broja shënoi një tjetër gol në Premier League, që për fat të keq, u zhvlerësua në fund për të mos marr tri pikë, por vetëm një. Megjithatë, kjo nuk ul aspak vlerat e sulmuesit kuqezi.
Ky ishte më i bukuri që sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar me fanellën e Southampton, aq sa ka marrë edhe elozhet e shtypit britanik. “Daily Mail” e krahasoi lëvizjen e tij në minutën e 29- të, me atë klasiken e Johan Krojfit.
“Sulmuesi i kombëtares shqiptare, 20 vjeç, i huazuar nga Çelsi, bëri një kthesë “alla” Krojf për të mashtruar Shejn Dafin, përpara se të kalonte edhe portierin Sançez”, – raportonte në komentin e ndeshjes gazetari i “Daily Mail”, Ljuis Still.
5️⃣ goals in a #SaintsFC shirt
👏 @armandobroja9 pic.twitter.com/izytPqaZ4P
— Southampton FC (@SouthamptonFC) December 4, 2021