MENU
klinika

“Do të ndalojmë të korruptuarit”

Ambasadorja e SHBA shpërndan mesazhin e Blinken

08.12.2021 - 18:06

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka shpërndarë mesazhin e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken për korrupsionin.

“Duke punuar së bashku, ne do të ndalojmë aktorët e korruptuar të veprojnë pa u ndëshkuar”, deklaroi Blinken.

“Departamenti i Shtetit rikonfirmon angazhimin tonë për të gjithë ata që punojnë për të ndërtuar transparencë dhe llogaridhënie në mbarë botën. Urime Kampionëve tanë Antikorrupsion 2021.

Liria e medias luan një rol të domosdoshëm në informimin e publikut, për t’i mbajtur qeveritë përgjegjëse dhe për të treguar histori që përndryshe nuk do të tregoheshin. SHBA do të vazhdojë të mbrojë punën e guximshme dhe të nevojshme të gazetarëve në mbarë botën”, thekson sekretari amerikan i shtetit në mesazhin e rishpërndarë nga ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.