MENU
klinika

Ja posti i ri që i besohet

Eugena Tomini largohet si zv.ministre e Shëndetësisë

09.12.2021 - 11:06

Është liruar nga detyra zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, ku Tominit i është besuar një tjetër detyrë.

Mësohet se Eugena Tomini është emëruar drejtoreshë e Institut të Shëndetit Publik, duke zëvendësuar në këtë detyrë Albana Ficon. Kjo e fundit u emërua pak ditë më parë si drejtoreshë e QSUT.