Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri bën thirrje për intensifikimin e veprimeve kundër korrupsionit në vendin tonë.
Me anë të një postimi në Facebook, Unioni thotë se nxjerrja përpara drejtësisë e atyre që janë të përfshirë në akte korrupsioni, është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për integrimin e Shqipërisë në BE.
Sipas BE-së, korrupsioni shteron burimet jetike të vendit dhe ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet.
Postimi i Delegacionit të Bashkimit Europian:
Korrupsioni shteron burimet jetike të Shqipërisë, ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet, si dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik. Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, u bëjmë thirrje gjithë institucioneve që të intensifikojnë veprimet e tyre kundër korrupsionit dhe të nxjerrin para drejtësisë gjithë ata që janë të përfshirë në akte korrupsioni. Është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. BE-ja qëndron krah Shqipërisë dhe popullit të saj në këtë luftë.