Nga njëri event i rëndësishëm muzikor në një tjetër, këngëtaret shqiptare me famë botërore Dua Lipa e Bebe Rexha nuk mungojnë në asnjë ngjarje të rëndësishëm në muzikës.
Së fundmi Dua dhe Bebe janë bërë bashkë në Kanë të Francës, atje ku po mbahet “NRJ Music Awards”. E veshur me një fustan elegant, të zi në pjesën e sipërme dhe të qëndisur me pupla të bardha në pjesën poshtë, Dua Lipa dukej e vezulluese në këtë mbrëmje, në fotot që shpërndau në rrjetet sociale për ndjekësit e saj. “Ndjehem magjike në ‘NRJ Hit Music Only Awards’”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografive në Instagram.
Jo me më pak shkëlqim është dukur edhe këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Bebe Rexha. Ajo kishte veshur një kostum jeshil me shkëlqim, i cili vuri mjaft mirë në pah linjat e saj trupore.
Bebe Rexha në këtë mbrëmje ka pasur rastin të takohet sërish me Dua Lipën, me të cilën ruan një raport shumë të mirë miqësor.