MENU
klinika

Në fluturim...

Toka nga lart, fotografitë e para i bënë pëllumbat!

15.12.2021 - 16:57

        Keni dëgjuar e lexuar, për pëllumbat që dërgonin mesazhe nga largësi të mëdha. Por, këta shpendë të mrekullueshëm i kanë shërbyer kaq shumë njeriut. Nëse i shihni ngado teksa zbresin fluturimthi para këmbëve, për ushqimin e përhapur enkas, më herët ata qenë… shërbëtorët kaq të zellshëm e paqësorë!

Ishte viti 1907, kur Julius Neubronner, një farmacist gjerman, paraqiti një kërkesë për patentë për një shpikje të re, kamerën-pëllumb.

Pajisja ishte pikërisht një aparat i vogël, pajisur me rripa me një kohëmatës, në mënyrë që pëllumbat të mund ta mbanin dhe të bënin fotografi gjatë fluturimit.

Neubronner, fillimisht e provoi me pëllumbat e tij në shtëpi. Në vitet në vijim, ai shfaqi aparatin e tij në ekspozita ndërkombëtare, ku shiste edhe kartolinat e realizuara nga zogjtë.

Këto shpikje përfaqësonin një përparim për kohën, duke lejuar mbikëqyrjen me shpejtësi dhe rreze që më parë ishte e pamundur.

Megjithatë, nëse kamerat do të kapnin objektin e dëshiruar, varej nga fati dhe ”tekat e pëllumbave”.

Neubronner e realizoi kamerën e pëllumbave, për qëllime praktike. Në fillim, ai thjesht shpresonte të gjurmonte fluturimet e zogjve, por shpikja e tij përfaqësonte gjithashtu një arritje më sublime.

Në fakt, këto do të ishin pamjet e para të Tokës, nga qielli, përmes zogjve…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tiranë, 1992...

”Takimi”