MENU
klinika

Serie A, java 12

Roma rikthehet për një vend në Champions

11.11.2018 - 17:03

Roma ka fituar bindshëm ndeshjen e radhës në shtëpi ndaj Sampdorias, në shifrat 4-1 dhe rikthehet në luftën për një vend në Champions League, teksa ngjitet në vendin e gjashtë, vetëm 2 pikë larg zonës që dëshiron.

Goli i parë i takimit është shënuar në minutën e 19-të nga Juan Jesus, i cili ka gjetur rrjetën 2002 ditë pas golit të tij të parë të shënuar në Serinë A, në majin e 2003-it, kur luante me fanellën e Inter.

Katër golat e tjerë janë shënuar në pjesën e dytë dhe janë realizuar nga Schick (59′) dhe El Shaaraëy (72′, 93′) për Roma-n, ndërsa Defrel, lojtar që Sampdoria e ka huazuar pikërisht nga verdhekuqtë, ka shënuar golin e ngushëllimit për miqtë në të 89-të.

Në dy ndeshjet e tjera të kampionatit italian që u zhvilluan në orën 15:00, Chievo, që nuk marrë asnjë fitore në këtë sezon të Serisë A, ka barazuar 2-2 në shtëpi me Bologna-n, ndërsa Empoli-Udinese ka përfunduar 2-1. Veseli është aktivizuar në minutën e 91-të në vend të Traore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN