MENU
klinika

Djali plangprishës i Amerikës

Një hyrje ”triumfale” në Shtëpinë e Bardhë!

22.12.2021 - 09:35

          Kur në vitin 1976, ishte rregulluar që emisioni i përjavshëm satirik, “Saturday Night Live” (Mbrëmja e të shtunës drejtpërdrejt), do të filmohej nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë. President në atë kohë, ishte republikani Gerald Ford.

Për të filmuar skeçin kishin shkruar Lorne Michaels, drejtuesi i programit si dhe aktorët komikë, John Belushi dhe Dan Aykrod, dy shokët që më vonë do të luanin filmin e famshëm “Blues Brothers”, si dhe ”Chevy Chase”.

Sipas tregimit nga Michaels, kur vetura mbërriti në derën hyrëse të Shtëpisë së Bardhë, oficeri i rojës u kërkoi dokumentet e vizitës si dhe letërnjoftimet personale (ID). Të gjithë i kishin përveç John Belushit që ngriti supet sikur po i kërkonin diçka të pazakontë. Lorne Michaels që nuk kishte lënë gurë pa lëvizur për të siguruar filmimin, nuk e deshi veten.

“Si ka mundësi të vish në Shtëpinë e Bardhë dhe të mendosh se nuk të duhet letërnjoftimi?”, i tha ai duke menduar se planet për skeçin mund të anuloheshin ose duheshin rishkruar.

Mirëpo, oficeri i rojës, pasi futi kokën në makinë dhe i pa me radhë, tha për John Belushin.

“Ky zotëria këtu nuk ka nevojë për letërnjoftim. E njoh se kush është”.

Në fakt, e gjithë Amerika e njihte.

Sigurisht në 1976 nuk kishin filluar ende vendosja e masave ekstreme nga frika e sulmeve terroriste. John Belushi ishte djali i dy emigrantëve shqiptarë në Chicago si dhe vëllai i aktorit tjetër të njohur, James Belushi. Vdiq në vitin 1981 nga mbidozë droge.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hap lokal në SHBA dhe gjejeni emrin që i vuri...!

Aktori i njohur nuk e harron Shqipërinë

Cila ishte lidhja e tij me shqiptarët?

John Belushi/ Kush ishte femra që e vrau me dozë kokaine?