MENU
klinika

Pa klishe...

Si të arratisemi nga Krishtlindjet?

29.12.2021 - 09:56

         John Grisham njihet për publikun e gjerë si një autor i romaneve me detektivë, porse ka dhënë prova edhe në shkrimin e historisë së Krishtlindjeve, e cila është përshtatur në filmin me të njëjtin titull: “Arratisje nga Krishtlindjet” nga Joe Roth. Përpara se ta lexoni, bëni mirë të pyesni veten, nëse jeni të përgatitur për një vandak klishesh, përfundime që të ngrohin zemrën dhe karaktere absurde dhe të pamundura./Konica.al

Për librin, John Grisham përdor stereotipe për ta kuptuar.

Edhe nëse përmenden disa nga klishetë e pranishme, nuk rrezikohet të prishet asgjë dhe, mos u shqetësoni, nuk ka asnjë mundësi që të ulet tensioni, pasi ai nuk do të rritet kurrë. Kjo nuk është një kritikë e drejtpërdrejtë e subjektit, apo e shkrimit të romanit, por më tepër një ndërgjegjësim për banalitetet e një teme si ajo e Krishtlindjeve, gjithmonë e njëjtë me vetveten. Dhe ajo që është më e vërtetë, është se atyre u pëlqen kështu. Pa mizantropin dhe të kundërtën e tij, pra personazhin entuziast deri në telikosje, nuk do të quheshin Krishtlindje./Konica.al/Po as pa përshkrimet milimetrike të çdo elementi të festës, nga dritat te ushqimi, deri tek ajo ndjesia e papërcaktuar, por që na bën të ndihemi gjithmonë mirë, ngrohtësia.

Tek “Arratisje nga Krishtlindjet” i gjejmë të gjitha dhe, pavarësisht gjithçkaje, pikërisht për këtë e lexojmë. Këto fjalë tingëllojnë si një ndëshkim, po pikërisht për këtë bëhet fjalë. E zhveshur nga gjithë graviteti shoqëror i periudhës historike të “Këngë Krishtlindjesh” të Dikensit, si dhe për shumë virtyte të tjera, “Arratisje nga Krishtlindjet” përpiqet ta prekë së largu temën e konsumizmit të Krishtlindjeve, por pa një dinamikë të fuqishme. Sigurisht, nuk dëshiron të jetë një roman denoncues, por një pjesë e shkakut i atribuohet edhe protagonistit tejet të pakëndshëm, të cilit, Grisham i beson një këndvështrim rrëfimtar të shkëputur, që ndihet në momentet më aktuale të librit. Luteri, dëshiron të përfitojë nga mungesa e së bijës për të bërë një marrëzi: të heqë nga tradita dhe t’i kalonte Krishtlindjet në kroçerë, së bashku me Norën, të shoqen, duke përmendur si arsye shpenzimet e tmerrshme për festën. Ky detaj e bën lexuesin të hyjë në përgatitjet e shumta amerikane: plaku prej dëbore në çati, drerët në kopsht dhe mijëra drita që ndriçojnë konturet e shtëpive.

A mund të jetë Luteri një Skruxh i rinovuar?

Vetëm duke lexuar guirlandat që zbukurojnë shtëpitë, për disa sekonda përpiqesh të ndjehesh si Luteri, për të vënë re cinizmin që e karakterizon dhe që e bën të nxisë mendime keqdashëse dhe ankesa nën zë kundër së shoqes. Pasi është kjo e fundit, e vetmja që do donte një pauzë nga lodhjet e përgatitjes së Krishtlindjeve, pasi gjithë lodhja binte mbi të, zëri i së cilës nuk ndjehet asnjëherë në libër. Mëkat i madh: do të ishte interesante të kuptonim, se çfarë mendojnë ata që bëjnë punët e pista. Ndërkohë, i galvanizuar nga arratisja e Karaibeve, ai tallet me miqtë, nxit armiqësinë e fqinjëve dhe refuzon të bëjë bamirësi. Është pak a shumë një Ebenzer Skruxh i ri në qytet. E pakta, një orvatje për një kopje moderne dhe më të zbehtë, e privuar më shumë nga tragjiciteti dhe i përforcuar në cinizmin e tij. Veç nuk është kryekëput kështu. Kur grindja vjen edhe mes dy bashkëshortëve, me mendje tashmë në Karaibe, arrijmë në pikën, pak a shumë, interesante të librit.

Si mund të përfundojë një roman Krishtlindjesh, nëse jo me shpengimin e nopranit?

Në realitet, tek Grishami do të ishte më mirë të flitej për disfatë, sesa për ndriçim qiellor, duke parë që Luteri nuk dorëzohet, porse mposhtet nga ligjet e pashkruara të traditës dhe nga fuqia tërheqëse – ahinoi – e konsumizmit festiv. Luteri nuk është aspak si Skruxhi: ai nuk është plotësisht i bindur, apo zemër ngrohur, ai shtiret paturpësisht. Në fund, një lëvizje interesante./Konica.al