MENU
klinika

Megan sfidon edhe bashkëshortin...

Jo vetëm më e paragjykuara, më e zgjuara e mbretërorëve!

29.12.2021 - 12:36

       Meghan Markle sapo është kurorëzuar si “anëtarja më inteligjente e familjes mbretërore britanike”, sipas një studimi të ri të publikuar nga ”Oxford Royale”.

Kompania e arsimit shikoi prejardhjen akademike të secilit anëtar të familjes, duke përdorur faktorë të matshëm si performanca e shkollës së mesme dhe vendi ku ata ndoqën kolegjin. Ky i fundit u vlerësua duke përdorur renditjen e universiteteve botërore QS, që vlerëson kolegjet bazuar në reputacionin e tyre akademik dhe raportin fakultet-student, sipas revistës ”Marie Claire”.

Markle u zhvendos në krye të klasifikimit falë diplomës nga Universiteti Northwestern në Evanston, Illinois, i cili është renditur në vendin e 30-të në një listë prej 1,300 institucioneve në renditjen më të fundit botërore të QS. Ajo u diplomua në vitin 2003, me diplomë të dyfishtë në teatër dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

“Jeta si anëtare e familjes mbretërore, nuk është gjithmonë një punë e lehtë dhe përfshin shumë ballafaqim me shqyrtimin e gjerë dhe jetën në qendër të vëmendjes së publikut. Formimi akademik i Meghan Markle-it e ka pajisur atë në mënyrë të përkryer për këtë rol”, – tha një zëdhënës i ”Oxford Royale” për ”Daily Express”.

“Ndërsa Duka dhe Dukesha e Sussex-it mund të kenë dhënë dorëheqjen nga rolet si anëtarë të familjes mbretërore, ata kanë tërhequr interesin dhe vëmendjen e botës dhe dëshira e Meghan-it për të përdorur platformën e saj për të rritur ndërgjegjësimin mbi çështjet serioze botërore pasqyron inteligjencën, mendjen analitike dhe nivelin arsimor”.

Pas Meghan Markle-it, ishte Kate Middleton në vendin e dytë dhe princi William në vendin të tretë. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ndoqën të dy, Universitetin e St Andrew’s në Skoci (i renditur i 92-ti në renditjen botërore të QS), por Kate u rendit më lart se bashkëshorti i saj, pasi e tejkaloi atë në provimet e nivelit A.

Kushërira e Will-t, princesha Eugenie, zuri vendin e katërt. Ajo u diplomua në Universitetin e Newcastle (i 134-ti në renditje) në vitin 2012 me diplomë në letërsinë angleze dhe historinë e artit. Në krye të pesëshes është djali i Princeshës Anne, Peter Phillips, i cili ndoqi Universitetin e Exeter (i 149-ti në renditje) dhe u diplomua në shkencat sportive.

Mungon dukshëm në listën e ”Oxford Royale”, Princi Harry, i cili u përjashtua thjesht, sepse nuk u diplomua asnjëherë. Por, duke parë se ai ndoqi disa nga shkollat më prestigjioze të pavarura në Mbretërinë e Bashkuar (përfshirë Kolegjin Eton), është e sigurt të thuhet se ai ia ka dalë mirë në departamentin e arsimit.

Kjo është lista e plotë e mbretërorëve më inteligjentë:

1. Meghan Markle, Universiteti Northwestern

2. Kate Middleton, Universiteti i St Andrews

3. Princi Ëilliam, Universiteti i St Andrews

4. Princesha Eugenie, Universiteti i Newcastle

5. Peter Phillips, Universiteti Exeter

6. Zara Tindall, Universiteti Exeter

7. Princesha Anne, Universiteti i Aberdeen

8. Lady Kitty Spencer, Universiteti i Cape Town, Shkolla Evropiane e Biznesit

9. Camilla Parker Bowles, Universiteti SOAS i Londrës

10. Princesha Beatrice, Goldsmiths, Universiteti i Londrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotot me ngjyra/ Një histori si në përralla!

81 vite e 1 ditë nga dasma mbretërore që pa Shqipëria

Flasin avokatët e Meghan Markle

“Familja mbretërore e pengoi të mbrohej”