MENU
klinika

Përfitimet dhe efektet negative

Kur çaji jeshil bën më shumë dëm sesa mirë?

30.12.2021 - 09:40

Çaji jeshil ka shumë përfitime shëndetësore, por nëse nuk e përdorni siç duhet mund të ketë efekte negative. Çaji jeshil është i pasur me kafeinë, ndaj kushdo që është i ndjeshëm ose alergjik ndaj këtij përbërësi duhet të jetë i kujdesshëm.

Nëse pini shumë çaj jeshil, mund të shfaqen efekte anësore si pagjumësi, rrahje të shpeshta zemre madje dhe ankth dhe presion të lartë gjaku. Përveç kafeinës, ky çaj përmban edhe tanina, të cilat mund të parandalojnë përthithjen e përbërësve thelbësorë nga ushqimi, veçanërisht hekurin.

Një studim tregoi se një mbidozë e çajit jeshil mund të zvogëlojë përthithjen e hekurit deri në 25 për qind. Për të shmangur këto efekte anësore, shtoni një fetë limoni në një filxhan çaj jeshil, ose pini çaj jeshil të paktën 30 minuta para vaktit.