MENU
klinika

Lista

8 mënyra efikase për mos t’i rikuperuar kilogramët e humbur

30.12.2021 - 09:42

Ti mund t’i humbësh kilet e tepërta dhe njëkohësisht mos t’i rikuperosh ato. Shumë mendojnë se kjo e fundit është e pamundur, por në fakt nuk është e vërtetë.

Për këtë mjafton që disa zakone të thjeshta t’i kthejmë në stil jetese. Kështu ato do të japin rezultate të kënaqshme në terma afatgjatë.

8 pika të rëndësishme që duhet të keni paraysh në këtë drejtim janë: 

-Dieta ushqimore duhet të ketë plot proteina. Mos harroni frutat e thata. Më pak makarona me pana.

-Pini shumë ujë. Shmangni pijet me gaz dhe alkoolin në maksimum. Mos e teproni në raste festash, pasi i gjithë mundi shkon dëm.

-Duhet të ecni. Shmangni urbanin apo makinën për distancat e shkurtra. Ecni në këmbë ose përdoni një biçikletë.

-Respektimin e orareve të ngrënies. Mos harroni minivaktet.

-Konsumimi i frutave dhe perimeve të stinës. Asgjë jashtë stine.

 -Konsumimi njëherë në ditë i sallatës. Rekomandohet sallata jeshile, me rukola, lakra e bardhë dhe e kuqe, me domate dhe kastravec etj.

-Pakësoni sa të mundeni yndyrën në gatim. Përdorni vajin e ullirit më shumë.

-Përdorni bukën e thekrës dhe atë integrale, një fetë në ditë.