MENU
klinika

Një mit apo fakt?

Larja e duarve me ujë të nxehtë i vret viruset

30.12.2021 - 09:43

MIT: Larja e duarve me ujë të nxehtë është më efektive në eliminimin e baktereve krahasuar me larjen e tyre me ujë të ftohtë.

FAKT: Larja e shpeshtë e duarve është një nga mënyrat më efektive për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Sipas studimeve, viruset përhapen pasi nuk respektohet higjena e duarve, pra larja e tyre me ujë të rrjedhshëm dhe sapun për të paktën 20 sekonda.

Ndërkohë temperatura e ujit gjatë këtij procesi nuk ka rëndësi, pra mund të përdorni ujë të ngrohtë ose të ftohtë sipas dëshirës.

Madje, vlen të përmendim që uji i nxehtë nuk rekomandohet pasi mund të shkaktojë irritim të lëkurës.