MENU
klinika

Artisti i përmasave botërore

Kush ishte tenori i famshëm arbëresh i shek. XX?

02.01.2022 - 11:25

          Një ndër këngëtarët më të mëdhenj lirikë të shekullit XX, i njohur si Tito Schipa, lindi më 2 janar 1889 në Leçe, Itali, në një familje arbëreshe, me emrin  Raffaele Attilio Amedeo Schipa.

Ai studioi në Milano dhe bëri debutimin e tij të parë në opera në moshën 21-vjeçare, në vitin 1910, në Vercelli. Më pas u shfaq në të gjithë Italinë dhe në Buenos Aires, Argjentinë.

Më 1917, ai solli rolin e Ruxheiros në ”La rondine” të Puçinit.

Schipa interpretoi shfaqjen e tij të fundit në Operën Metropolitane, në vitin 1941, para se të kthehej në Italinë fashiste, “nën regjimin e Benito Mussolinit”. Kjo periudhë e jetës së tij, do të ishte vërtet ajo më e vështira për një artist; pasi u kthye në Shtetet e Bashkuara, koncerti i tij i parë pas luftës, u ndoq me pak interes nga publiku.

Në vitin 1958, Schipa tërhiqet nga skena operistike për të dhënë mësime kantoje, fillimisht në Budapest. U kthye për shfaqjen e fundit në Nju Jork, në vitin 1962.

Tito Schipa ndërroi jetë prej ndërlikimeve shëndetësore nga diabeti, më 16 dhjetor 1965, në moshën 77-vjeçare. në Nju Jork.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjashtëqind vjet mall...

”Moti i madh” troket në UNESCO

Rrënjët e tyre, zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut

“Berishajt” e Buenos Aires, Argjentinë