Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka lëshuar urdhër arrestin për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.
Vendimi erdhi pas njoftimit nga Gjykata Penala që nuk ka mundur të gjejë të akuzuarin për t’i dorëzuar vendimin që menjëherë të paraqitet në burg.
“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dhënë urdhër për arrestimin e Nikolla Gruevskit dhe në datë 12.11.2018 në ora 16:30 e dorëzoi në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup dhe ka kërkuar njoftim për urdhrin e arrestit. Menjëherë pas dorëzimit, MPB-ja vepron sipas kërkesës”, thuhet në njoftim.
Mbi Gruevskin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës gjatë blerjes për nevojat e qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.