MENU
klinika

Pushtimi otoman

Diplomë e shkollës qytetase në Durrës, viti 1896

09.01.2022 - 10:06

         Bëhet fjalë për vitin e largët 1896, periudhë kur vendi ynë ishte ende nën sundimin Osman.

Në Durrës përveç shkollës “turke” – kjo, shtetërore, – gjendej dhe ajo “greke”, shkollë që ishte nën ndikimin e kishës ortodokse, ndërsa ajo italiane do të hapej në vitet e para të shekullit të kaluar.

Në kërkimet e mia arrita të gjej një diplomë e vitit 1896, që është njësuar me origjinalin në vitet e mëvonshme mbas pavarsisë.

Ajo që vlen të veçohet është kurikula që nxënësit e Durrësit studionin.

Në të do shohim lëndë si: mësimi i Kuranit, gjuhët Arabisht, Persisht, Turqisht, aritmetikë, gjeometri, gjeografi, histori, hartim, bukurshkrim etj. Pra, mësimet bazë për arsimin, në Durrës ishin të mjaftueshme për kohën.

Më poshtë, transkriptimi i diplomës:

”Vërtetojm se Z. Shahin Cungu mbaroj shkollën qytetse të Durrësit me numrat e sipër-rrëfymun e ju dha kjo diplomë, me shkollë – vleftje të mirë.

Durrës Korik 1896.

Mësuesi i parë i shkollës qytetse të Durrësit
Hakik Hulusi

Ndëgjusë
Ali Neki

Mësuesi i dytë
Mehmet Qerim

Ndëgjusë i shkollës fillore
Jusuf

Ndëgjusë nënpunës i amzës Durrësit
Ismail Hakki”

 

 

Nga: Aleksandër Cangonja

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Neoshqiptarizma - një intervistë imagjinare

“Branko Merxhani: Pse nuk po dalim prej periudhës komuniste?”

Nga SHBA-ja tek Zvicra e Australia

‘Vatrat’ arbëreshe nëpër botë