MENU
klinika

Operacioni ‘VOL-VO 4’

Grupi i Shijakut dhe dy ish-deputetët kërkojnë lirimin

13.11.2018 - 11:15

Nga operacioni i policisë ‘Vol vo 4’, i shtrirë në disa qytete të vendit dhe ku u arrestuan 34 persona, 24 anëtarë të grupit të Shijakut dhe të Lezhës, përfshirë dhe dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko, kërkojnë sot në seancën gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, lirinë e tyre.

Në seancën e bërë, kanë qenë të pranishëm vetëm 16 prej anëtarëve të grupit të Shijakut dhe Lezhës, ndërsa 8 të tjerë duke përfshirë edhe dy ish deputetët, nuk morën pjesë në seancë, por u përfaqësuan nga avokatët e tyre.

Në seancën e zhvilluar më 24 tetor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë dhe tek Krimet e Rënda në Tiranë nga 34 të arrestuarit si pjesë e operacionit ‘Volvo 4’, në burg u lanë 24 prej tyre. Ish deputetët socialistë Ndoka dhe Cuko patën kërkuar veçimin e dosjes së tyre nga bandat, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjykuese.

Arben Ndoka u arrestua pasi rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin, ndërsa ish deputeti dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko u arrestua si i përfshirë me pjesëtarët e grupit të Shijakut.

Më 22 tetor 2018, Policia e Shtetit njoftoi se nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtrirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”.

Emrat që u lanë në burg

1.Hajri Seferi
2.Jasin Kala (Jasin Avdyli)
3.Shkelqim Avdyli
4.Astrit Avdyli (Sulejmani)
5.Saimir Gjepali
6.Altin Avdyli
7.Jasin Avdyli
8.Fatos Llaftiu
9.Denis Llaftiu
10.Esat Mehmeti
11.Saimir Sulejmani
12.Elis Guri
13.Ilirjan Prifti
14.Petro Kuci (Abedin Kuci )
15.Ardit Gjyriqi
16.Elton Shehaj
17. Armand Spiro
18.Arben Cuko
19.Zef Lazri
20.Artur Balla
21.Arben Ndoka
22.Gjevi Ndoka (Xhevair)
23.Bledi Ndokaj
24.Paulin Simoni
25.Zef Lazri

Në “Arrest shtëpie”

1.Bledar Koci (arrest shtëpie)
2.Lule Zeneli (arrest shtëpie)
3.Luigj Paloka (arrest shtëpie)
4.Kol Lleshi (arrest shtëpie)
5.Vlash Gazulli (arrest shtëpie)
6.Zef Ndoka (arrest shtëpie)
7.Vasil Nika (arrest shtëpie)
8.Genc Zeneli (arrest shtëpie)

Detyrim Paraqitje

1.Mimoza Ndoka (detyrim paraqitje)
2.Marjeta Perskura (detyrim paraqitje)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN