MENU
klinika

Detajet

‘Unaza e Re’/ Protestuesit tentojnë të hyjnë brenda bashkisë

13.11.2018 - 11:37

Gjatë protestës së banorëve para bashkisë së Tiranës, shtëpitë e të cilëve preken nga projekti i ‘Unazës së Re’ ka pasur disa momente tensioni.

Protestuesit kanë tentuar të hapin me forcë portën e madhe të bashkisë për të hyrë brenda, por më pas janë tërhequr sërish pas ndërhyrjes së policisë.

Banorët shprehen të vendosur për protestën e tyre dhe kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre që do të prishen.

Me thirrjet ‘Duam pronat tona’ dhe ‘Turp’ protestuesit kanë tentuar të shqyejnë portën e bashkisë, pasi kërkojnë takim me kryetarin Erion Veliaj.

Në ditën e dhjetë të protestës së tyre, banorëve iu janë bashkuar edhe deputetët e grupit parlamentar të LSI së bashku me deputetët e PD.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës