MENU
klinika

"Ushtria do të jetë plotësim i NATO-s"

Edhe Merkel kërkon krijimin e një ushtrie evropiane

13.11.2018 - 18:00

Merkel bashkohet me Macron në thirrjen për ushtrinë e BE-së për të plotësuar NATO-n

Kancelarja gjermane Angela Merkel miratoi të martën krijimin e një ushtrie të BE duke u bashkuar me presidentin francez Emmanuel Macron, thirrja e ngjashme e të cilit zemëroi disi presidentin amerikan Donald Trump.

Merkel shfaqi mbështetjen e saj për idenë në një fjalim në Parlamentin Evropian, pjesë e një sërë fjalimesh të liderëve mbi të ardhmen e Evropës.

“Jean-Claude Juncker tha se një ushtri e përbashkët evropiane do t’i tregonte botës se kurrë më nuk do të ketë luftë në Evropë”, tha Merkel, duke iu referuar presidentit të Komisionit Europian, i cili ishte i pranishëm në dhomën e parlamentit.

“Kjo nuk është një ushtri kundër NATO-s, ajo mund të jetë një plotësim për NATO-n,” tha Merkel.

Në fjalimin e saj në Parlamentin Europian, Merkel theksoi vazhdimisht vlerat evropiane. “Toleranca është shpirti i Europës, është një vlerë themelore e domosdoshme për ne evropianët”, tha ajo. “Solidariteti është një komponent i traktateve evropiane. Ky është një tipar qendror i vlerave tona” – shtoi kancelarja.

Trump filloi të kundërshtonte idenë e një ushtrie të BE të premten mbrëma menjëherë pas mbërritjes në Paris për ceremoninë e përkujtimit të 100 vjetorit të armëpushimit që përfundoi Luftën e Parë Botërore. Trump tha se propozimi i Macron për një ushtri të BE-së për të mbrojtur kundër kërcënimeve nga Rusia, Kina dhe madje nga Shtetet e Bashkuara ishte “shumë fyes”.

Trump shkroi në rrjetet sociale “Presidenti Macron i Francës sapo ka sugjeruar që Evropa të ndërtojë ushtrinë e vet për tu mbrojtur nga SHBA, Kina dhe Rusia. Shumë fyese, por ndoshta Evropa duhet së pari të paguajë pjesën që i takon në NATO, që SHBA e subvencionon shumë!”

Presidenti Macron kishte paralajmëruar, pak ditë më pare se evropianët nuk mund të mbështeten më tek SHBA për sa i përket mbrojtjes të martën gjatë një vizite në ish-Frontin Perëndimor në Verdun. “Ne duhet ta mbrojmë veten nga Kina, Rusia dhe madje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai për stacionin francez Evropa 1. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Duhet një ushtri e vërtetë evropiane"

Makron “i frikësuar” nga Rusia…

Postimi i presidentit amerikan në Twitter

Trump i fyer nga Macron…