Nëse vjet situata e Thomas Strakoshës nuk ishte e mirë, tani koha flet për të. Në portë si titullar, oferta të rëndësishme në drejtim të tij dhe nuk rinovon. Pas pak ditësh, Lazio dhe Igli Tare do të kenë një mision të ri: të gjejnë portierin e së ardhmes.
Thomas Strakosha është në skadencë të kontratës, pas disa ditësh është i lirë të futet në negociata me çdo skuadër, në fund të sezonit pritet të largohet falas nga kryeqyteti.
Mediat italiane duken të bindura në këtë pikë: Strakosha nuk ka ndërmend të rinovojë. Vitet e fundit gardiani kuqezi nuk ka pasur ulje ngritje të mëdha, aq sa i zuri vendin edhe një 40-vjeçar si Pepe Reina.
Trajneri Sarri e ka të qartë tashmë se nuk mund të mbështet tek Strakosha, për këtë arsye i ka këshilluar drejtorit Tare disa emra për të zëvendësuar Strakoshën.