Në restaurim e sipër, të një ndërtesë 115-vjeçare, zbulohet një vepër arti në kanavacë. Bëhet fjalë për një mural rreth 18 metra, që dikur vishte muret e godinës së teatrit.
Murali qindravjeçar është zbuluar në një ndërtesë historike, në Uashington.
Gjithçka nisi gjatë procesit të restaurimit të një banese të vjetër, në Okanogan, që ndodhet rreth katër orë në lindje të Seattle-it. Çifti, Nick dhe Lisa Timm e blenë me synimin për ta shndërruar në bar, por gjatë punimeve zbuluan një mural 18 m, pikturuar në kanavacë përgjatë mureve të saj.
“Ishim duke u marrë me mbulimin e mureve,” tha Nick, për CNN. “Atëherë, mendova… le të shohim se çfarë fshihet pas gjithë kësaj suvaje.”
Teksa suvaja u hoq, ata zbuluan një mural gjigant — 18 metra i gjatë dhe 6 këmbë i lartë që përshkruante një liqen, kabina dhe pemë. Lisa dhe Nick Timm blenë ndërtesën historike në fund të vitit 2021. Ajo daton rreth vitit 1907, dhe ka shërbyer si kinema, sallë pishine dhe madje edhe shesh për luftimin e gjelave.
Shoqëria Historike e Qarkut Okanogan zbuloi në një gazetë të vitit 1915 planin origjinal për muralet të pikturuara nga një artist vendas, në godinën që dikur ka shërbyer si teatër në 1918. Tani, ai peizazh panoramik do të hiqet me kujdes, do të rinovohet dhe do të rivaret.
Plani i çiftit është që ta kthejë hapësirën prej 3 000 metrash katrorë, në bar dhe vend grumbullimi për komunitetin. Murali do të jetë pjesa qendrore, ndërsa pjesa tjetër e hapësirës me objekte të tjera historike. Kështu, “Red Light Bar”, do të jetë një odë unike lokali në qytet.