MENU
klinika

“Puthja e tyre ishte…”

Arbana kujton historinë e dashurisë së Bjordit dhe Adelës

31.01.2022 - 11:47

Të gjithë e mbajmë mend historinë e famshme të dashurisë mes Bjordit dhe Adelës së ndjerë në edicionin e “Big Brother Albania”.

Historia e tyre mori një vëmendje të jashtëzakonshme dhe një dashuri të madhe nga fansat e tyre.

Mirëpo, ka qenë së fundmi moderatorja Arbana Osmani, ajo që ka kujtuar historinë e tyre dhe vëmendjen e madhe që mori puthja e dyshes në shtëpinë më të madhe në Shqipëri.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, Arbana tha se puthja e tyre ishte e fshehtë.

Ishte një puthje e fshehtë. Ata ishin puthur duke menduar që ne nuk e dinin që ishin puthur. Ishte në një korridor të vogël para dhomës së rrëfimit. Ne menduam shumë nëse duhet ta transmetonim.

Më tej, Arbana tha se Adela ishte një vajzë që e donin shumë shqiptarët pasi guxoi. Gjithashtu, moderatorja beson se nuk do të ketë më histori dashurie aq të magjishme siç ishte ajo e Bjordit dhe Adelës.

Unë nuk e di nëse do të ketë ndonjëherë në televizion një histori dashurie si ajo. Emocionuese ishte dhe për mënyrën si erdhi, për guximin. Adela ishte shumë vajza shqiptare, prandaj e donin.

Kujtojmë që Adelajda humbi jetën pak vite më parë, ku u gjet pa shenja jete në banesën e saj.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain