MENU
klinika

Paul Auster mbush 75-vjeç

Nuk mund t’i heq qafe personazhet – ”shfajësohet” shkrimtari…

03.02.2022 - 15:43

       Më i popullarizuar në Evropë se në vendlindje, Shtetet e Bashkuara, ku gjithashtu ka fituar statusin e adhuruesit, autori rrëfen se kishte dyshime nëse do të kishte arritur ndonjëherë sukses letrar. Romanet e Paul Austeri gëlojnë me fjali të gjata, komplekse dhe akrobaci gjuhësore në një stil që të sjell ndër mend atë të Tomas Manit./Konica.al

Librat e tij të hershëm, duke përfshirë “Trilogjinë e Nju Jorkut” të vitit 1987, ishin histori detektive ekzistenciale postmoderne të të huajve me identitete kontradiktore, që gjetën një audiencë të hapur, veçanërisht në Evropë. Auster, i cili mezi i lexonte teoricienët francezë postmodernë si Jacques Derrida, e kundërshton karakterizimin. Libri i fundit: “Burning Boy: Biografia e Stephen Crane”, është një nderim për Crane, një autor, eseist dhe poet pak i njohur amerikan, i cili vdiq nga tuberkulozi në vitin 1900, në moshën 28-vjeçare, por që kishte lënë pas një punë të gjerë. Auster kishte lexuar romanin e Crane për Luftën Civile “Distinktivi i kuq i guximit” në shkollë të mesme. Dhe të shkruarit e tij të jashtëzakonshëm, duke përfshirë tregime të shkurtra, novela, poema, gazetari dhe raporte luftarake, mbushin biografinë dramatike prej 1200 faqesh të Austerit, për një shkrimtar të shkëlqyer që vdiq para kohës së tij. Edhe romani i fundit letrar i Austeri: “4321”, një finalist i çmimit “Booker”, ishte një tjetër vepër që tregoi katër versione të ndryshme të jetës së heroit të tij, Archie Ferguson. Çdo histori është e mbushur me gërshetime mizore të fatit dhe zakonisht përfshin fragmente autobiografike nga vetë jeta e Austerit.

Auster lindi më 3 shkurt 1947, në Njuark të Nju Xhersit, nga një familje emigrantësh hebrenj nga Evropa. Ai u magjeps nga librat që në moshë të vogël dhe poezitë e para i shkroi si fëmijë. Studioi anglisht dhe letërsi krahasuese në universitetin “Columbia” në Nju Jork dhe shkoi në det si marinar për gjashtë muaj pas diplomimit. Më pas, ai shkoi në gjurmët e Xhejms Xhoisit në Irlandë dhe u vendos në Francë në 1971. Duke qëndruar për disa vite në Paris, Auster pati mundësinë të takonte autorin irlandez Samuel Beket, një hero letrar dhe frymëzues. Megjithatë, karriera e shkrimit të Auster filloi me një fillim të ngadaltë. Pasi u kthye në SHBA, ai shkroi disa drama dhe botoi disa vëllime me poezi që patën pak sukses.

Suksesi i parë me “Qyteti i qelqtë”. Për të fituar jetesën, Auster mori poste mësimdhënieje në Universitetin  “Columbia” dhe më vonë në Universitetin “Princeton” në Nju Xhersi. Po ashtu, punoi si përkthyes dhe redaktor i autorëve francezë, përfshirë Pol Sartrë. Dorëshkrimi i romanit të tij të parë: “Qyteti i qelqit”, u refuzua nga 17 botues. Së fundmi, u botua nga një botues i vogël nga Kalifornia dhe u rendit në listat e bestsellerëve – ashtu si vëllimet vijuese “Fantazmat” dhe “Dhoma e mbyllur”, të cilat u botuan të dy në vitin 1986. Të tre romanet u botuan në vitet e mëvonshme si “Trilogjia e Nju Jorkut”. Përveç romaneve, krijimtaria e gjerë e Auster përfshin ese, skenarë filmash, kujtime, përkthime dhe poezi. Librat e tij janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë dhe kanë fituar çmime të shumta. Po ashtu, ai u bë anëtar i Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave në 2003./Konica.al

Shumë nga librat e Auster janë vendosur në Nju Jork dhe në sfondin e ngjarjeve të tilla si luftrat e Vietnamit apo Irakut, apo përplasja financiare dhe e pasurive të paluajtshme të vitit 2008. Për shembull, në “Sunset Park” të vitit 2010, një kastë e ndryshme personazhesh janë mbledhur nga misteriozi Miles Heller, në ditët pas kolapsit ekonomik të vitit 2008.

Këto personazhe nuk janë shpikje, por qenie që udhëheqin ekzistencën e tyre, – tha Auster.

“Unë jetoj me personazhet e mi të romanit, mesatarisht pesë vjet para se të filloj të shkruaj. – shprehet Auster.  – Pastaj, kur përfundon libri, këta personazhe mbeten dhe unë, thjesht, nuk mund t’i heq qafe. Ata mbeten në kujtesën time si banues të pandreqshëm ose si fantazma që nuk mund t’i dëboj, ende janë të gjalla dhe duke shkelmuar”.

“Kam pasur fatin të bëj pikërisht punën që doja të bëja dhe kurrë, nuk e kisha menduar se ishte e mundur, – shprehet ai. – Ishte ambicia ime që të shkruaj një libër të vetëm mjaftueshëm të mirë për ta botuar. Kjo që kam arritur është shumë më tepër, më befason dhe më mahnit edhe në ditët e sotme”./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tundimi i postrealitetit

Grimaldi – realiteti i padukshëm


Nga barazia gjinore tek arsimi i shkëlqyer falas!

Sekreti i vendit më të lumtur në botë

Historia e ushtarakut që refuzoi të bënte betimin fashist në Romë

Edip Daci, akademisti me pesë gjuhë të huaja që shiste gështenja!

Përshkruan 300 kilometra për mbi tetë orë

Ky është treni më i ngadaltë ekspres në botë

Vërteton origjinën ilire të shqiptarëve

Fjalë e lashtë ilire-shqipe: “Sica”-Tsika-thika”

Rivaliteti vihet re edhe mes tri fuqive të Boshtit!

Edhe Musolini e Hitleri lakmonin Mitrovicën