MENU
klinika

“Udhëtime nga 19 euro”

Rama: Po diskutojmë që destinacioni i radhës të jetë Anglia

04.02.2022 - 11:51

Kryeministri Edi Rama bëri me dije nga Kukësi 4 destinacionet e reja të udhëtimeve ndërsa u shpreh se po diskutohet edhe për Anglinë.


Kreu i qeverisë u shpreh se çmimet e udhëtimeve do të jenë nga 19 euro, duke shtuar se nuk do t’u ndahet çunave të Kukësit derisa ata të udhëtojnë me tarifa simbolike.

“Jemi përsëri këtu për të lajmëruar ardhjen e avionëve të kompanisë Wizz Air pas një periudhe të rëndësishme bashkëbisedimesh, diskutimesh, analizash dhe testimesh nga ana e kompanisë. Nga sot kompania është e vendosur edhe në Kukës dhe fillon me prenotimet për 4 destinacionet e para nga dy herë në javë. Nga maji do jenë destinacione të vijueshme. Ndërkohë me drejtorin e madh të kompanisë kemi diskutuar edhe për destinacionin tjetër të rëndësishëm që është Anglia. Nuk do t’i ndahem Kukësit derisa kur The London Boys of Kukës të kenë fluturimet nga Kukësi në Londër dhe anasjelltas me tarifa krejtësisht simbolike. Kjo është dita për t’u thënë të gjithë atyre që nuk kanë asnjë kapacitet durimi se punët e mira kërkojnë durim.

Shumë gjëra kemi dëgjuar kur e anoncuam, pasi e hapëm, me siguri të tjera do të dëgjojmë edhe sot, por në fund fjalët i merr era dhe punën mbeten. E gjithë kjo zonë ka një të ardhme fantastike. Drejtori i kompanisë ishte në fillim pak skeptik por pastaj e gjithë analiza e bërë rezultoi në favor të aeroportit. Sot është dit e bukur me diell dhe dëborë në majat përreth dhe jam i kënaqur për t’u dhënë një mundësi të re jo vetëm banorëve të Kukësit por edhe pjesën matanë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke u hapur 4 destinacione, Austri, Gjermani dhe Zvicër, tre vende me 4 destinacione. Çmimet e udhëtimeve janë 19 euro për secilin destinacion. Sot mund të shohim si ka ndryshuar panorama e çmimeve falë konkurrencës së lirë e të ndershme dhe falë negociatave dhe marrëveshjes me koncesionarin e ri shqiptar të Aeroportin e Tiranës”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Për të gjithë ata që më kanë përqeshur”

Aeroporti i Kukësit, Rama: Fluturim falas për…


“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!